Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve. Si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit tregtar “Master AL”. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës. Nga pamjet e shpërndara nga policia, shihet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me…
Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e shumë qytetarëve dhe të ftuarit special, këngëtarit Yll Limani. Sipas disa qytetarëve që ndodheshin në ambientet e lokalit, gjithçka nisi pas një sherri mes dy grupeve, i cili degradoi me përplasje fizike dhe dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Në kushtet e pasigurisë dhe frikës, stafi i sigurisë largoi këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku i plotë. Të pranishmit tregojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin,…
Policia e Shtetit, ka mundur të konfirmojë, me pamje filmike dhe me prova në makinat e sekuestruara por edhe në vendin e ngjarjes, se në rrëmbimin e Denis Dobrës, mbrëmjen e 8 korrikut, kanë marrë pjesë 4 persona. Konkretisht dy të arrestuarit Fatjon Bushgjoka, Petrti Çakrri, si dhe 2 vëllezërit e Fatjonit, Kristi e Aleksandër Bushgjoka, të cilët janë shpallur në kërkim. Për sa i përket dy personave në kërkim, policia ka zbuluar se Aleksandër Bushgjoka, ka mundur të dal në Kosovë, duke përdorur kufirin e Morinës. Aty ai ka kaluar i rregullt një ditë pas rrëmbimit dhe vrasjes së…
Policia dhe prokuroria kanë marrë në pyetje dy të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës, Fation Bushgjokajn dhe Petrit Çakrrin. Bushgjokaj ka pranuar lidhjet e tij me 23-vjeçarin në trafikun e paligjshëm të drogës, por mohon përfshirjen në vrasje. InfoNews ka siguruar edhe pamjet e makines Hyundai qe dyshohet e u mor peng i riu. View this post on Instagram A post shared by InfoNews.al (@info-news.al) Çakrri ka pranuar se ishte në zonën e ngjarjes, por mohon njohjen personale me viktimën dhe përfshirjen në ngjarje. Ai ka deklaruar se njeh vetëm Kristi Bushgjokajn, i cili është në kërkim…
Dosja në ngarkim të Jonaid Myzyrit, drejtorit të Prokurimeve Publike që u mor i pandehur për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, ka nxjerrë në pah një tjetër skandal. Bëhet fjalë për zyrtaren e KPP-së Jonida Skeja, e cila është gjithashtu nën akuzë. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se ndaj saj paralelisht po kryhen veprime mbi një ngjarje të vitit 2020, dhe që u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në atë kohë. Gjatë veprimeve hetimore, për dokumentimin e abuzimeve me Tenderët Publikë në kuadër të procedimit penal nr 175/ 1, janë zbardhur biseda që…
Një sherr masiv sapo është regjistruar në zonën e Priskës në Tiranë. Disa persona raportohen të lenduar me mjete të forta si shkop bejsbolli. I plagosur më rëndë ka mbetur shtetasi Besjan. Q. Policia ka nisur një aksion për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Fation Bushgjoka, një prej autorëve të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës në Burrel rezulton me rekorde të shumta kriminale. Ai dyshohet të ketë kryer burg në Itali e Zvicër për cështje droge, ndërsa ka patur edhe precedentë të tjerë penalë. Fatjon Bushgjoka u arrestua mbrëmjen e së martës në zonën e Astirit në Tiranë. Dy vëllezërit e tij, Kristi e Aleksandër Bushgjoka u shpallën në kërkim. Ndërsa Petrit Cakrri alias Petrit Hoxha, dëshmitari okular i vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, më 12 shtator 1998 u arrestua në fshatin Golaj të Kukësit. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për…
Ishte mbrëmja e 8 korrikut, kur 23-vjeçari nga Dibra, Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra me litar. 8 ditë pas vrasjes që tronditi jo vetëm fshatin e vogël Madhesh të Matit, por të gjithë vendin, zbulohen detaje të reja që hedhin dritë mbi vrasjen e të riut. Tre vëllezër nga Tropoja, me banim në Kamëz, dyshohet se fshihen pas ngjarjes së rëndë kriminale. Të tre vëllezërit Bushgjoka, personazhe të njohur për Policinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Dobra, të cilin pasi e vranë me litar e hodhën bashkë me makinën e…
SPAK thotë se ka mundur të administrojë mesazhet në platformën e enkriptuar ‘’Matrix”, një platformë që cilësohet nga autoritetet e drejtësisë si aplikacioni ku porositeshin vrasjet me pagesë. Teksa thotë se janë mbyllur hetimet për ish deputetin Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajri, Prokuroria e Posacme njofton se ka mundur të hap mesazhet në Matrix të këtij grupi. “Nga analiza e komunikimeve të platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix” ka rezultuar se i pandehuri, Jurgis Çyrbja, gjatë periudhës objekt hetimi ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (në legjislaturën 2017-2021), por është zgjedhur deputet edhe…
Janë publikuar pamjet e rrëmbimit të 23-vjeçarit Renis Dobra nga Zenishti i Burrelit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet kur makina e autorëve e ndjek nga pas automjetin e të riut dhe më pas kthehen në vendngjarje me dy makina – njëra prej të cilave dyshohet se është ajo e vetë viktimës. View this post on Instagram A post shared by InfoNews.al (@info-news.al) Ngjarja ndodhi më 8 korrik, rreth orës 22:00. Renis Dobra ishte duke u kthyer me makinën e tij në shtëpi pas një pasditeje në qendër të Burrelit. Në rrugën që lidh Burrelin me fshatin Zanisht,…