Autor: InfoNews

Lezhë/- Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët, në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen. 2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli Shtetasi tjetër, bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Sekuestrohen 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast. Gjatë këtij operacioni…

Read More

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se po përgatitnin kryerjen e një atentati. Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje edhe me atentatet e ndodhura më herët në Sarandë dhe Mirditë. Kush do vritej? Kontrolle nga Saranda në Kamëz e Lezhë, kapen tre të dyshuar Operacionet policore janë zhvilluar në disa qytete, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Sarandë, në kuadër të veprimeve për goditjen e aktivitetit të dyshuar kriminal. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e secilit prej personave të arrestuar dhe për të verifikuar nëse ata kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e…

Read More

Budapest – Grupi hungarez 4iG ka njoftuar dy largime nga organet drejtuese brenda një periudhe të shkurtër, zhvillime që vijnë përpara mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve të planifikuar për 30 tetor. Më 1 tetor, kompania njoftoi se László Blénessy kishte dhënë dorëheqjen nga bordi drejtues për arsye personale. Sipas njoftimit zyrtar, 4iG e falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë viteve në kompani. Pesë ditë më vonë, më 6 tetor, 4iG njoftoi një largim të dytë. Pafféri Zoltán Lajos dha dorëheqjen nga bordi mbikëqyrës, me efekt nga 5 tetori. Dy njoftimet janë bërë publike në bursën e Budapestit. Në…

Read More

I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Valentin Ftoni, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa dekadash në arrati. Arrestimi i tij u bë i mundur falë hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Shërbimin e Marshallëve Amerikanë, Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe autoritete të tjera ligjzbatuese. Ftoni dyshohet se ka përdorur identitete të ndryshme gjatë viteve për t’iu shmangur drejtësisë dhe për të fshehur vendndodhjen e tij. Ai dyshohet për përfshirje në disa vrasje, ndërsa në Shqipëri rezulton i dënuar me 25 vite burg. Valentin Ftoni, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është përmendur ndër personat e…

Read More

Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për ndërmjetësim për një vrasje të mbetur në tentativë. Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe shërbimeve të GdF-së në Pisa, Itali, u kap në Asti, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Aldo Aleksander Baho 37 vjeç, lindur në Elbasan. Më datë 29.09.2026, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi,…

Read More

Kamëz – Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, ku një sasi e dyshuar plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Kurti, rreth 55 vjeç. Kush ia vuri tritolin Xhelal Kurtit në Bathore Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të…

Read More

Jared Kushner reagon për projektin e Zvërnecit: Shqiptarët do të jetë krenarë Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner i jep fund spekulimeve mbi projektin e Zvërnecit dhe tregon se si personalisht është i angazhuar për të krijuar dicka të veçantë për zonën, duke garantuar ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin masiv të ekonomisë së vendit. Ai hedh poshtë pretendimet e pavërteta se toka është falur nga qeveria shqiptare, duke sqaruar se ajo është blerë përmes një transaksioni privat sipas legjislacionit në fuqi, në shumën 230 milionë euro, që e rendit këtë…

Read More

Një dekan universiteti publik, një kompani me 100 euro kapital fillestar dhe një leje për kullë 20-katëshe në bregdet. Linert Lirëza hyn në biznesin e betonit përmes LAG Invest, ndërsa financimi i projektit mbetet mister. Kush i ka milionat dhe cilat grupe interesi qëndrojnë pas investimit? SPAK duhet të hetojë deri në fund burimin e parave dhe çdo lidhje të mundshme me skemat e pastrimit të tyre. Në Shqipëri, mrekullitë financiare ndodhin në zyrat ku jepen lejet e ndërtimit. Me 100 euro kapital hap një kompani dhe brenda një viti merr leje për të ngritur një kullë 20-katëshe në bregdet.…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka deklaruar në Kuvend se, pavarësisht rezervave të tij për Reformën e re Territoriale, do t’i bashkohet qëndrimit politik të Grupit Parlamentar të PS-së. Berisha sulmon Vullnet Sinaj: Big Market yt i mbushur me mallra të skaduara Sinaj tha se mendimi i tij është në minorancë dhe theksoi se mbështetja e tij për reformën nuk përbën një “çek të bardhë”. Ai kërkoi gjithashtu që reforma të përmirësohet, veçanërisht për zonat malore. Deklaratat e Sinajt kanë sjellë reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili nga foltorja e Kuvendit e kritikoi ashpër deputetin…

Read More

SPAK ka nisur një hetim për kontratat dhe aktivitetin e lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe partneritetet e saj në industrinë e mbrojtjes. Hetuesit kanë sekuestruar edhe celularin e administratorit të KAYO-s, Ardi Veliu, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes janë marrë dokumente për verifikim. Akuzat e bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj janë të rënda dhe shkojnë deri te pretendimet për trafik ndërkombëtar armësh. https://info-news.al/misteri-si-u-zgjodh-emiljano-dusha-me-mssc-si-ortak-ekskluziv-i-shtetit-ne-prodhimin-e-municioneve-dhe-uniformave-ushtarake/ Veprimet hetimore janë shtrirë te biznesmeni Ron Yeffet, biznesmenia Arjeta Puca dhe drejtuesi i KAYO-s, Ardi Veliu. Sipas raportimeve mediatike, SPAK po heton dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Në qendër…

Read More