Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    Aktualitet Nga InfoNews07.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave
    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    TIRANË – Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur për shkak të parave të call center-ave dhe kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë. Sipas dosjes hetimore, mësohet se në pyetje është marrë Eqerem Kërçiku.
    Pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, më 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Dosja hetimore përmend subjektin “E&J. KERÇIKU” sh.p.k., me administrator shtetasin Eqerem Kërçiku, i cili operon në zonën e njohur si “Spitali Ushtarak” në Tiranë.

    Vrau Eglant Koçin, autori drejt dorëzimit? Ja çfarë u zbulua tek kompjuterat…

    Reklamë

    Por rezulton se administratori Eqerem Kërçiku i “Exchange”-it ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta. Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, të cilët vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën kur ai u paraqit në biznesin e shokut të tij për shkak të portofolëve virtualë.

    I dyshuari rezulton se u thirr nga policia gjatë orëve kur nuk dihej asgjë për fatin e të riut dhe, ndërsa ai rezultonte i zhdukur, Shakaj u shpreh se e kishte takuar Eglantin më 3 qershor.

    Prokuroria ka pyetur një listë të gjatë dëshmitarësh, mes tyre edhe lavazhierë, të cilëve Shakaj u tha për Porsche-n: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë.” Të dy punëtorët shpjegojnë për hetuesit se gjatë punës vunë re se “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”.

    Në këtë këndvështrim, në Tiranë, por jo vetëm, rikthehet çështja e paligjshmërisë që mund të veprojë përmes exchange-ve, me këmbimin e kriptovalutave. Kjo risjell në vëmendje nevojën për kontrolle më të rrepta ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e këmbimit valutor dhe kriptomonedhave (exchange).

    Çfarë po fshihet te vrasja e Eglant Koçit/ Prokuroria kërkon të kontrollojë kompjuterat

    Dyshohet se disa pika të këmbimit valutor në kryeqytet mund të shërbejnë si kanale për transferimin dhe konvertimin e parave nga aktivitete të paligjshme, siç dyshohet në rastin e subjektit “E&J. KERÇIKU” sh.p.k., me administrator shtetasin Eqerem Kërçiku, i cili operon në terren si agjent i licencuar nën siglën e institucionit financiar jobankë AK-INVEST sh.p.k., ku aksionare dhe administratore është shtetasja Suzana Adili.

    Ngjarje të fundit kriminale të zbardhura nga organet e rendit kanë ekspozuar skema të ndërlikuara financiare, ku përfshihet konvertimi i parave cash dhe përdorimi i mundshëm i kriptomonedhave për të humbur gjurmët e transaksioneve.

    Shenja në bark zbardhi misterin! Si u zbulua trupi i Eglant Koçit

    Në vitet e fundit, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë disa operacione kundër aktiviteteve të paligjshme që lidhen me kriptomonedhat. Këto raste kanë përfshirë pika të këmbimit të kriptomonedhave që operonin pa licencë, skema mashtruese investimi dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Më poshtë paraqiten disa nga rastet kryesore të raportuara nga autoritetet shqiptare.

    • “USDT-1” — 13 qershor 2025: Policia njoftoi goditjen e aktivitetit të këmbimit të kriptomonedhave pa licencë në Tiranë dhe Shkodër. U kontrolluan 32 ambiente dhe u sekuestruan rreth 750 mijë euro.
    • “Hidden Funds” — 2025: Goditje në Tiranë, me sekuestrimin e rreth 500 mijë eurove. Ky rast lidhej me një subjekt ku depozitoheshin para, por nuk ishte një goditje e drejtpërdrejtë e një exchange-i kriptomonedhash.
    • “Programuesi” — 15 korrik 2022: U godit një aktivitet i paligjshëm investimi që përfshinte kriptomonedha dhe Forex. U arrestua një person.
    • “Kriptomonedha” — 28 dhjetor 2021: U zbulua një laborator për prodhimin/mining të kriptomonedhave në Krujë dhe u sekuestruan shtatë pajisje./InfoNews.al

      https://info-news.al/eglant-koci-dyshohet-se-u-vra-me-plumb-ne-koke-familjaret-identifikojne-trupin-dergohet-per-ekspertize-ne-morg/

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestohet nga BKH Leli Kaja! Administratori i Inceneratorit të Elbasanit!

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.