Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»DETAJET/ Si u grabit OTP BANK, autori bashkëpunoi me punonjësin?

    DETAJET/ Si u grabit OTP BANK, autori bashkëpunoi me punonjësin?

    Aktualitet Nga InfoNews09.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    DETAJET/ Si u grabit OTP BANK, autori bashkëpunoi me punonjësin?
    DETAJET/ Si u grabit OTP BANK, autori bashkëpunoi me punonjësin?
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dyshime për bashkëpunim nga brenda në grabitjen e 60 mijë eurove në OTP Bank, në arrest shtëpie punonjësi i sigurisë

    Hetimet për grabitjen e rreth 60 mijë eurove në OTP Bank vijojnë, ndërsa grupi hetimor po verifikon pistën e një bashkëpunimi të mundshëm mes autorit dhe një punonjësi të bankës.

    Reklamë

    Ngjarja ndodhi më 2 qershor, kur një person i armatosur arriti të depërtojë në ambientet e brendshme të bankës, të marrë shumën e parave nga arka dhe të largohet menjëherë me një skuter.

    Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë analizuar një sërë pamjesh filmike, duke arritur të rindërtojnë itinerarin e lëvizjes së grabitësit. Megjithatë, deri tani autori nuk është identifikuar.

    Sipas burimeve hetimore, dy momente të veçanta kanë ngritur dyshime për një ndihmë të mundshme nga brenda bankës.

    Momenti i parë lidhet me hyrjen e autorit në bankë. Ai është shfaqur në ambientet e saj menjëherë pasi punonjësi i sigurisë së derës, Fehmi Çcullhaj, ishte larguar për në tualet.

    Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Çcullhaj ka deklaruar se ndodhej në banjë në momentin e grabitjes dhe se kishte harruar të mbyllte derën e bankës nga brenda.

    Momenti i dytë që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve lidhet me kohën kur autori iu afrua arkës. Sipas verifikimeve, ai është shfaqur pikërisht pasi tre arkëtaret kishin marrë një sasi të konsiderueshme valute.

    Nën kërcënimin e armës, ato i kanë dorëzuar grabitësit rreth 60 mijë euro. Hetuesit po verifikojnë nëse autori kishte informacion paraprak mbi lëvizjet financiare dhe shumën e parave që ndodhej në arkë.

    Megjithëse dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm janë të forta, deri në këtë fazë të hetimit nuk janë siguruar prova që ta vërtetojnë një gjë të tillë.

    Më shumë se pesë persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje nga policia, por pas verifikimeve janë lënë të lirë. Aktualisht nuk ka asnjë person të identifikuar apo arrestuar si autor i grabitjes.

    Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e sigurisë, Fehmi Çcullhaj.

    Ai akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Aktualitet

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026
    Aktualitet

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Aktualitet

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.