Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    Aktualitet Nga InfoNews16.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kush e do Sarandën pa ligj? E vërteta e sulmit ndaj shefit të krimeve, roli i Elite Security dhe Orange Club
    Kush e do Sarandën pa ligj? E vërteta e sulmit ndaj shefit të krimeve, roli i Elite Security dhe Orange Club
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    Dhunuan shefin e Krimit në Sarandë, pranga 6 të fortëve të Orange Club dhe Elite Security! !

    Reklamë

    -Marjo Katiraj Adminsitrator i Orange
    • Elgent Ndoj
    • Ardit Kasemi (Ushtarak)
    • Faik Hoxha
    • Besnik Sullollari Taxist
    • ⁠Indrit Cullhaj
    • Pjetër Doçi u shpall ne kerkim

    Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku u dhunua shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli. Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit ku ndodhi konflikti, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

    Sipas Policisë, rreth orës 03:20, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Butrinti”, rojet e sigurisë së lokalit ishin konfliktuar me disa persona, pa njoftuar shërbimet e Policisë. Në atë moment, Bakalli, i cili po kalonte rastësisht me automjetin e tij, ka ndaluar, është prezantuar si punonjës policie dhe ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

    Policia bën me dije se rojet e sigurisë nuk kanë ndërprerë konfliktin, por kanë goditur me grushte edhe shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të njoftojë kolegët për ndihmë. Pas rreth një minute në vendngjarje kanë mbërritur Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë. Më pas, gjatë kontrolleve, policia lokalizoi në një banesë në fshatin Gjashtë pjesën tjetër të rojeve të sigurisë së lokalit. Në pranga u vunë administratori i lokalit 35 vjeçari me inicialet M. K. si edhe 38 vjeçari me inicialet E. N., por edhe F. H., 35 vjeç, I. Ç., 34 vjeç, A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29 vjeçar me inicialet B. S. Ndërsa 28 vjeçari me inicialet P. D. që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.
    Lidhur me ngjarjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, pezulloi menjëherë nga detyra dy efektivë të Policisë, një punonjës të Repartit “RESI” dhe një efektiv të RENEA-s, pasi sipas Policisë rezultonin të dypunësuar pa leje si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti. Sipas njoftimit zyrtar, ata nuk njoftuan Policinë për konfliktin dhe nuk ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e tij, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre.
    Bakalli u paraqit në spital me hematoma në sy dhe dëmtime të tjera, mori ndihmën mjekësore dhe më pas u largua. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pa dy persona që po konfliktoheshin në rrugën “Butrinti” dhe se u godit me grusht nga njëri prej tyre teksa ndërhyri për t’i ndarë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026
    Aktualitet

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026
    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko! Kapen spaçatorët e drogës nëpër shkolla!

    06.10.2026

    Shpërthimi në lokalin në mes të Athinës, policia: E porositi shqiptari “Claudi” nga burgu…

    06.10.2026

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.