Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kaosi me fluturimet e Wizz Air, pasagjerët lihen rrugëve

    Kaosi me fluturimet e Wizz Air, pasagjerët lihen rrugëve

    Aktualitet Nga InfoNews07.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një situatë kaotike dhe me tension të lartë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Brindisit, ku rreth 400 pasagjerë të dy fluturimeve të Wizz Air kanë pushtuar pistën e avionëve në shenjë proteste.

    Bëhet fjalë për dy fluturime që ishin nisur nga Bologna dhe Bergamo me destinacion Tiranën, por që u detyruan të devijonin drejt Brindisit për shkak të kushteve të rënda të motit në Rinas. Avionët nuk mundën të ulen në Rinas pasi kushtet e motit ishin të papërshtatshme.

    Reklamë

    Ajo që fillimisht u komunikua si një ndalesë emegjernce të dy avionëve të Wizz Air në Brindisi, u shndërrua më pas në një situatë të pakontrolluar.

    Sipas mediave italiane, pasagjerët kanë mbetur për orë të tëra pa asnjë informacion të qartë dhe pa asistencë nga kompania ajrore Wizz Air për vazhdimin e udhëtimit apo sistemimin e tyre.

    Rreth orës 07:00 të mëngjesit, tensioni ka arritur kulmin, ndërsa një pjesë e pasagjerëve kanë thyer kordonët e sigurisë dhe kanë hyrë në zonën operative të aeroportit, duke pushtuar pistën.

    Situata ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë së kufirit dhe forcave të rendit, të cilat kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë dhe për të larguar civilët nga pista.

    Për disa orë, aeroporti i Brindisit ka qenë praktikisht i bllokuar, me fluturime të tjera të pezulluara për arsye sigurie.

    Sipas burimeve lokale, po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për pasagjerët e bllokuar. Një nga opsionet që po diskutohet është organizimi i një lundrimi detar nga Brindisi drejt Vlorës, por realizimi i tij varet nga numri minimal i pasagjerëve që duhet të imbarkohen.

    Ndërkohë, situata e rreth 400 udhëtarëve mbetet e fragmentuar. Një pjesë e tyre janë sistemuar përkohësisht në struktura hoteliere në Brindisi, ndërsa të tjerë janë nisur me autobusë drejt Italisë së Veriut. Forcat e rendit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për të shmangur përshkallëzim të mëtejshëm të protestës.

    Deri në këto momente, Wizz Air nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për mënyrën e vijimit të udhëtimit apo për kompensimin e pasagjerëve, ndërsa ngjarja ka ngritur sërish pikëpyetje mbi menaxhimin e emergjencave dhe asistencën ndaj udhëtarëve në rastet e devijimeve të fluturimeve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026
    Aktualitet

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026
    Aktualitet

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026
    Aktualitet

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesja Eva Pango goditet në fytyrë nga predha e gazit

    15.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.