Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Mbi 5 mijë shqiptarë të rrezikuar ng sulmet SHBA-Izrael-Iran

    Mbi 5 mijë shqiptarë të rrezikuar ng sulmet SHBA-Izrael-Iran

    Aktualitet Nga InfoNews02.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mbi 5 mijë shqiptarë të rrezikuar nga sulmet SHBA-Izrael-Iran

    Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë me dije se ndërkohë që Irani po kryen sulme raketore në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ndodhen rreth 1500 shtetas shqiptarë rezidentë dhe po aq turistë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar mes tyre.

    Reklamë

    Në përgjigjen e ministrisë thuhet se Ambasada e Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëatdhetarët për informacione dhe udhëzime të mëtejshme gjatë dhe pas sulmeve.

    Në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë apo turistë në Emirate është për çdo nevojë numri i emergjencës: +971 50 980 7881.

    Ministria njofton se hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve dhe do të vazhdojë e tillë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase. Hapja e hapësirës ajrore do të ndodhë në momentin kur të mos ketë më sulme dhe kur edhe vendet fqinje të bëjnë të njëjtin hap.
    Deri më tani, 3 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryesisht në Dubai, si pasojë e sulmeve raketore të Iranit, i cili po kundërpërgjigjet ndaj bombardimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që shkaktuan eliminimin e Liderit Suprem Ali Khamenei.

    Ministria e Punëve të Jashtme:
    Ju informojmë se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe po ndjek me vëmendje situatën në terren pas sulmeve nga Irani dhe është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e linjës së sigurisë në Abu Dhabi.
    Ambasada informon se situata e sigurisë në EBA për momentin është e qetë dhe nën kontroll, pasi forcat e armatosura të Emirateve kanë interceptuar dhe neutralizuar shumicën e sulmeve me raketa dhe dronë të nisura nga Irani, kryesisht mbi instalacionet ushtarake dhe bazat amerikane në Abu Dhabi dhe Dubai. Në disa raste, si pasojë e këtyre sulmeve dhe interceptimeve, mbetjet raketore kanë rënë në disa zona banimi. Deri më tani, 3 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa 50 qytetarë janë plagosur. Fatmirësisht, nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar.
    Në Emirate vlerësohet të ketë rreth 1500 shtetas shqiptarë rezidentë dhe po aq turistë, të cilët hyjnë pa një regjim vizash dhe pa qenë të detyruar të regjistrohen në Ambasadë gjatë udhëtimit të tyre. Ambasada ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me bashkëatdhetarët për informacione dhe udhëzime të mëtejshme gjatë dhe pas sulmeve.
    Qytetarëve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.
    Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve dhe do të vazhdojë e tillë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet vendase. Hapja e hapësirës ajrore do të ndodhë në momentin kur të mos ketë më sulme dhe kur edhe vendet fqinje të bëjnë të njëjtin hap. Kjo pasi vende si Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Jordania apo edhe Bahreini e kanë të mbyllur hapësirën ajrore dhe është i pamundur për momentin kalimi tranzit mbi këto territore. Fillimi i fluturimeve do të jetë i mundur vetëm pas normalizimit të situatës.
    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë apo turistë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u kërkon të shmangin sa më shumë daljet e panevojshme, grumbullimet në qendra tregtare, dhe të kontaktojnë për çdo nevojë në numrin e emergjencës: +971 50 980 7881.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.