Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Misteri i jahtit luksoz në Palasë: Milionerët mohojnë të shtënat, mbetet pa përgjigje arratisja 2-orëshe

    Misteri i jahtit luksoz në Palasë: Milionerët mohojnë të shtënat, mbetet pa përgjigje arratisja 2-orëshe

    Aktualitet Nga InfoNews03.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Misteri i jahtit luksoz në Palasë: Milionerët mohojnë të shtënat, mbetet pa përgjigje arratisja 2-orëshe
    Misteri i jahtit luksoz në Palasë: Milionerët mohojnë të shtënat, mbetet pa përgjigje arratisja 2-orëshe
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Misteri i jahtit luksoz në Palasë: Milionerët mohojnë të shtënat, mbetet pa përgjigje arratisja 2-orëshe

    TIRANË- Të shtënat në jahtin luksoz në Palasë vijojnë të mbeten mister, po aq sa edhe pistoleta që dyshohet se është përdorur dhe që ende nuk është gjetur.

    Reklamë

    Katër personat që ndodheshin në bord, emra të njohur, biznesmenë, kanë mohuar të kenë qëlluar me armë zjarri dhe pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë. Megjithatë, një pikëpyetje që ngrihet lidhet me lëvizjet e jahtit pas sinjalizimit të policisë.

    Çfarë ndodhi? Sipas burimeve, mjeti lundrues është ndjekur për rreth 2 orë nga forcat e policisë, pasi dyshohet se ka tentuar të largohet dhe ka ndryshuar kurs gjatë lëvizjes. Por, jahti është rrethuar nga të gjitha anët nga shërbimet policore dhe më pas është ndaluar për verifikim.

    Largimi i jahtit vijon të mbetet enigmë e kësaj ngjarjeje. Nëse personat në bord mohojnë të kenë qëlluar me armë dhe njëkohësisht nga kontrolli nuk u konstatua asnjë send i paligjshëm, pyetja që ngrihet është: përse jahti tentoi t’i largohej policisë dhe të ndryshonte kurs? Sipas burimeve, jahti dyshohet se ishte nisur në drejtim të Greqisë, por ndryshoi kurs pas sinjalizimit të policisë.

    Në njoftimin zyrtar, Policia bëri me dije se gjatë kontrollit në bord dhe ndaj personave që ndodheshin në jaht nuk është gjetur asnjë armë apo send i kundërligjshëm. Ndërkohë, mësohet se hetuesit u kanë marrë mostra nga duart personave të shoqëruar për ekspertizën e mbetjeve të barutit, rezultatet e së cilës pritet të tregojnë nëse ndonjëri prej tyre ka përdorur armë.

    Në bordin e jahtit ndodheshin Bruno Çela, djali i biznesmenit Geront Çela, pronar i “Brunes Group”, si dhe Pashk Gjini, i njohur me nofkën “El Chapo shqiptar”, së bashku me Leonard Hasa dhe Afrim Kastrati.

    Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa ende mbeten pa përgjigje pyetjet: kush qëlloi me armë dhe përse jahti tentoi të largohej nga policia./ZËRI

    EMRAT/ Të shtëna me armë nga jahti, 4 të ndaluar në Palasë

    Bruno Çela në jahtin e Palasës, djali i pronarit të Brunes u mor në pyetje

    Rama dëgjoi të shtënat? Jahti ndryshoi kurs dhe fiku dritat

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestohet nga BKH Leli Kaja! Administratori i Inceneratorit të Elbasanit!

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026

    Ilir Gjoni merr drejtimin e SHISH? Pritet firma

    28.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.