Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Sherr në resortin Diamma në Golem! Menaxheri dhe punonjësit dhunojnë 5 turq

    Sherr në resortin Diamma në Golem! Menaxheri dhe punonjësit dhunojnë 5 turq

    Aktualitet Nga InfoNews21.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sherr në resortin ‘Diamma’ në Golem! Menaxheri dhe punonjësit dhunojnë 5 turq

    DURRËS-Një konflikt i dhunshëm mes punonjësve të ‘Diamma Resort’ dhe pesë pushuesve turq është regjistruar në zonën e Golemit. Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë menaxheri i subjektit, 33 vjeç, dhe një punonjës 37-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë konfliktit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dy turistë turq.

    Reklamë

    Sipas burimeve, turistët kanë qenë duke konsumuar ushqim dhe pije në ambientet e lokalit, kur mes tyre dhe personelit ka nisur një debat, pasi punonjësit u kanë kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Ka qenë menaxheri i resortit David Kondo dhe një punonjës i plazhit Eluert Qose që me sende të forta kanë dhunuar fillimisht dy prej turistëve turq.

    Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe banakieri dhe punonjësi i sigurisë së lokalit, të dyshuar se kanë goditur dhe kanosur tre turistë të tjerë.

    Njoftimi i policisë:

    U konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta, me 5 pushues turq, arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë (punonjës në subjektin ku ndodhi konflikti).

    Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në plazh, në Golem, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin:

    -u arrestuan në flagrancë shtetasit D. K., 33 vjeç dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në hapësirën e plazhit në këtë subjekt, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetesisë publike”, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 2 pushues turq;

    -u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, për shtetasit I. Sh., 48 vjeç dhe T. D., 49 vjeç, përkatësisht banakier dhe punonjës sigurie në këtë subjekt, pas dyshohet se kanë goditur dhe kanosur 3 shtetas turq.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Aktualitet

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026
    Aktualitet

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Aktualitet

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.