Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

    Si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

    Aktualitet Nga InfoNews16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK ka lëshuar sot tre urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn pas hetimit 1 vjeçar të prokurorit Bledar Maksuti në lidhje me abuzimet e mëdha me tenderët e AKSHI gjatë viteve të fundit.

    Gjate ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, përfshir Karçanajn, e cila doli e zverdhur nga godina pas 4 orësh marrje në pyetje.

    Reklamë

    Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar.

    Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në fjalë ka rezultuar kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, ndërsa po hetohet edhe roli i kompanisë Advanced Business Solution të Gerond Meçes.

    SPAK ka konstatuar veprime të dyshimta, pasi kjo kompani ka ankimuar thuajse të gjitha procedurat e tenderëve të mëdhenj të muajve të fundit që ka organizuar AKSHI, për shkak të konfliktit të saj me Soft & Solution, dhe më pas është tërhequr papritur nga të gjitha ankimimet.

    Ndërkohë, SPAK dyshon se e gjithë skema është menaxhuar nga Ergys Agasi me kompaninë EA Solutions.

    Skema, Ermal Beqiri “hinka” e parave të AKSHI, SPAK po heton faturat 

    Skyweb.al mëson se në qendër të hetimeve po çojnë në zbulimin e një mega-skandali të tenderëve të AKSHI është kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që kanë pasur nën kontroll vendimmarrjen e Mirlinda Karçanajt.

    Sipas burimeve, pasi tenderët merreshin nga Soft & Solution, kompania angazhonte gjoja për marrje shërbimesh një ose dy kompani të lidhura me personazhet që kontrollonin Karçanajn dhe KVO-në në AKSHI duke pranuar fatura, ndërsa puna në fakt bëhej po nga stafi i Ermal Beqirit.

    Kjo bëhej për justifikuar më pas transfertat financiare përmes kontratave të shërbimit.

    SPAK po heton pikërisht faturat e shërbimeve të marra nga Soft & Solution, pas dyshimeve se të paktën një kompani në emër të një biznesmeni të njohur ka lëshuar fatura të shumta për shërbime fiktive ndaj kësaj kompanie.

    Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se SPAK ka verifikuar edhe një adresë në qendër të Tiranës, që ka shërbyer deri para disa muajsh si zyrë për kompanitë e përfshira.

    Në këtë hetim, SPAK po ndjek parimin “ndiq paratë”, me synimin për të zbuluar rolin e Beqirit si person që ka funksionuar si “hinkë” për kanalizimin e parave publike të AKSHI-t drejt xhepave të atyre që dyshohet se kanë organizuar skemën.

    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë Soft&Solution gjatë viteve të fundit. Burimi: OpenDataAlbania
    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë Soft&Solution gjatë viteve të fundit. Burimi: OpenDataAlbania

    Përveç Soft & Solution, Ermal Beqiri është gjithashtu pronar i kompanisë Horizon.

    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë HORIZON gjatë viteve të fundit
    Pagesat nga thesari në drejtim të kompanisë HORIZON gjatë viteve të fundit. Burimi: OpenDataAlbania

    Të dyja kompanitë kanë fituar rreth 40 milionë euro tendera publike gjatë viteve të fundit, ku pjesa dërrmuese vjen nga AKSHI.

    Skyweb.al mëson se gjatë ditëve të fundit Ermal Beqiri ka bërë disa lëvizje brenda dhe jashtë vendit, në një shtet të BE-së, për të shpëtuar veten pas thellimit të hetimeve nga SPAK. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026
    Aktualitet

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026
    Aktualitet

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026
    Aktualitet

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Aktualitet

    Protestuesja Eva Pango goditet në fytyrë nga predha e gazit

    15.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tirana digjet nga protestuesit, Rama i bën gati kullën mikut të tij izraelit Sani Sanilevich

    15.10.2026

    Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë

    15.10.2026

    Lutja e biznesit: Mos dëmtoni sipërmarrjen, qeveria të mbrojë aktivitetin ekonomik

    15.10.2026

    Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT

    15.10.2026

    DITA 3! Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë kaosin: Gurë, zjarre dhe shkatërrim…

    15.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.