Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Qëllohet me gurë atelieri i Altin Micit, bien manekinat me kostumet e shtrenjta

    14.10.2026

    Iute Credit armik i protestuesëve? I vihet flaka sërish

    14.10.2026

    Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

    14.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos

    Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos

    Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos
    Aktualitet Nga InfoNews11.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos
    Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tender pa asnjë rival: Ministria e Brendshme “fal” 745 MLN te ISS e Nertil Lilos

    Një tjetër procedurë prokurimi me hije të forta abuzimi dhe mungesë të plotë konkurrence është mbyllur së fundmi nga shoqëria shtetërore “Illyrian Guard” Sh.a., e cila varet 100% nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dokumentet zyrtare tregojnë se si 745 milionë lekë të vjetra me TVSH të taksapaguesve shqiptarë po i kalojnë një operatori të vetëm privat, në një procedurë ku me sa duket konkurrenca ka qenë thjesht fomalitet ose nuk ka ekzistuar fare.

    Reklamë

    Sipas formularit të njoftimit të operatorëve ekonomikë të suksesshëm (Shtojca 13), procedura e prokurimit me numër reference REF-89611-06-10-2026 dhe me objekt “Sisteme Elektronike” per nevojat e shoqërisë “Illyrian Guard” Sh.a., është mbyllur me shpalljen e fituesit të paracaktuar. Kontrata, e cila ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër, i është besuar shoqërisë I.S.S (INTEGRATED SMART SOLUTIONS).

    Ajo që ngre pikëpyetje të mëdha mbi rregullsinë e këtij tenderi është se në këtë procedurë “të hapur mbi kufirin e lartë monetar” nuk ka pasur asnjë garë reale. Në dokumentet zyrtare të tenderit shihet qartë se ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, vetëm kompania fituese I.S.S, me numër NIPT L92230027U dhe me adresë në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Kriteri i përzgjedhjes së fituesit është shënuar “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”, mirëpo pa pasur asnjë ofertë tjetër konkurruese, kompania ka hyrë e vetme në procedurë dhe ka marrë kontratën me vlerën e plotë prej 61,951,080 lekë pa TVSH.

    Ekstraktet nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) zbulojnë gjithashtu lidhjet e këtij prokurimi publik. Autoriteti kontraktor “Illyrian Guard” Sh.a., i cili ka si administrator Anduel Xhindin, është në pronësi 100% të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkohë, kompania përfituese e tenderit 62-milionësh, “Integrated Smart Solutions”, administrohet nga Roland Bejko dhe zotërohet 100% nga aksioneri Nertil Lilo.

    Raste të tilla ku tenderat publikë zhvillohen pa asnjë rival në garë dhe me fitues që paraqesin ofertën e vetme në sistem ngrenë shqetësim për mënyrën se si menaxhohen fondet shtetërore, pasi shmangia e konkurrencës hap hapësira për marrëveshje paraprake dhe pamundëson marrjen e çmimit më të favorshëm për buxhetin e shtetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Qëllohet me gurë atelieri i Altin Micit, bien manekinat me kostumet e shtrenjta

    14.10.2026
    Aktualitet

    Iute Credit armik i protestuesëve? I vihet flaka sërish

    14.10.2026
    Aktualitet

    Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

    14.10.2026
    Aktualitet

    Detaje tronditëse/ Ky është 35-vjeçari që i vuri flakën banesës se zbuloi tradhtinë e gruas, vdiqën 2 prindërit e saj!

    14.10.2026
    Aktualitet

    Protesta kthehet në “shesh beteje”, shkatërrohet dega e bankës ‘Raiffeisen Bank’ në Tiranë!

    14.10.2026
    Aktualitet

    Horror në Shkozë, 35 vjeçari djeg të gjallë prindërit e bashkëjetueses

    14.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Qëllohet me gurë atelieri i Altin Micit, bien manekinat me kostumet e shtrenjta

    14.10.2026

    Iute Credit armik i protestuesëve? I vihet flaka sërish

    14.10.2026

    Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

    14.10.2026

    Detaje tronditëse/ Ky është 35-vjeçari që i vuri flakën banesës se zbuloi tradhtinë e gruas, vdiqën 2 prindërit e saj!

    14.10.2026

    Protesta kthehet në “shesh beteje”, shkatërrohet dega e bankës ‘Raiffeisen Bank’ në Tiranë!

    14.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.