Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Valon Ademi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përjashtojë Pacollin

    Valon Ademi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përjashtojë Pacollin

    Aktualitet Nga InfoNews21.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Valon Ademi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të përjashtojë Pacollin

    Kompania 2A Group e Valon Ademit ka sulmuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që rikthehu Mabcon e Pacollit në administrimin e Aeroportit të Vlorës, raporton Weblajm.

    Reklamë

    Përmes një padie të depozituar pak ditë më parë, 2A Group i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe rikthimin e çështjes për rigjykim.

    Konflikti mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për aeroportin e Vlorës, qeveria drejt zgjidhjes ekstreme

    Në objektin e padisë, 2A Group ka kërkuar gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.

    Në fund të muajit Maj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë riktheu në administrimin e shoqërisë koncesionare të aeroportit të Vlorës, kompaninë Mabco të Behgjet Pacollit. Kjo kompani ishte përjashtuar nga administrimi dhe i ishin ngrirë kuotat nga gjykata e shkallës së parë dhe Apeli pas padive të 2A Group për veprime të paligjshme të Mabco-s, veçanërisht marrja e një kredie 100 milionë euro nga një fond në Luksemburg në fshehtësi.

    Gjobiten makinat e kompanisë 2A Group të Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës

    Konflikti mes dy aksionerëve, Pacolli dhe Ademi ka kaluar në disa vendime gjykatash duke u shndërruar në një sagë juridike, e cila në themel ende nuk ka filluar të gjykohet. Thelbi i konfliktit mes dy biznesmenëve kosovarë, bashkëortak në aeroportin e Vlorës, janë kuotat që duhet të ketë secila në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport.

    Tjetër HILE e aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi në Aeroportin e Vlorës

    Në qendrën kombëtare të biznesit pronësia e koncesionit për Aeroportin e Vlorës figuron 98 për qind për Mabcon dhe 2 për qind për 2A Group. Por mes palëve është firmosur një kontratë noteriale, ku Mabco i ka shitur 47 për qind të aksioneve kompanisë 2A Group.

    Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijojnë skemat mes tyre

    Kjo kontratë tashmë mohohet nga Pacolli, i cili pretendon se ja kanë marrë firmën me mashtrim, pavarësisht se shitja është miratuar nga ansambleja e kompanisë Mabco si dhe për këtë transaksion është kryer pagesa në bankë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Aktualitet

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026
    Aktualitet

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Aktualitet

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.