Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Pse u vra shqiptari në Belgjikë? Zbulohet e shkuara e errët…

    Pse u vra shqiptari në Belgjikë? Zbulohet e shkuara e errët…

    Aktualitet Nga InfoNews03.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën, më 28 shtator 2025, pranë qytetit Anderlecht në Belgjikë. Një trup i pajetë u gjet i varur në pjesën e pasme të një tabele rrugore, përgjatë një autostrade. Fillimisht, kalimtarët menduan se ishte ndonjë dekorim për festën e Halloween-it, por shumë shpejt u kuptua se bëhej fjalë për një vrasje makabre.

    Viktima është identifikuar si Bekim Halilaj, 29 vjeç, me origjinë nga Kukësi. Trupi i tij ishte i lidhur me një litar ose kabllo, dhe mënyra brutale e ekzekutimit ka ngritur dyshime të forta për përfshirje të grupeve të krimit të organizuar.

    Reklamë

    Sipas burimeve pranë hetimit, kjo ngjarje “ngjan me metodat e përdorura nga kartelet meksikane të drogës”, një mënyrë ekzekutimi që nuk është parë më parë në Bruksel apo rrethinat e tij. Prokuroria belge ka nisur menjëherë hetimet për vrasje me paramendim.

    Mediat vendase dhe britanike kanë zbuluar se një person me të njëjtin emër, Bekim Halilaj, ishte dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar nga Policia e Hampshire si pjesë e një bande shqiptare që shpërndante kokainë me vlerë mbi 4 milionë paund në qytetin Southampton. Halilaj ishte kapur me drogë dhe para të gatshme në një apartament që shërbente si laborator për përgatitjen e lëndëve narkotike dhe ishte dënuar me 7 vite burg.

    Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse viktima në Belgjikë është i njëjti person, por autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme mes të kaluarës kriminale të Halilajt dhe kësaj ngjarjeje të rëndë. Nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë pjesë e ndonjë llogarie të hapur mes grupeve kriminale ndërkombëtare.

    Hetimet janë në vijim dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.