Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»WizzAir kundër shqiptarëve, britma dhe ofendime

    WizzAir kundër shqiptarëve, britma dhe ofendime

    Aktualitet Nga InfoNews05.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    WizzAir kundër shqiptarëve, britma dhe ofendime
    WizzAir kundër shqiptarëve, britma dhe ofendime
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    WizzAir kundër shqiptarëve, britma dhe ofendime

    Një qytetar ka raportuar për një situatë shqetësuese gjatë udhëtimit nga Pisa drejt Tiranës, duke denoncuar sjelljen diskriminuese të stafit të WizzAir ndaj udhëtarëve shqiptarë.

    Reklamë

    Sipas qytetarit, udhëtarët janë ofenduar nga punonjëset e Check-In dhe nuk u është lejuar të udhëtojnë nëse nuk paguajnë 78 euro shtesë për çantat e shpinës.

    Ai thotë se duke bërtitur dhe kërcënuar se do njoftojnë policinë, punonjëset e aeroportit nuk kanë lejuar shqiptarët të udhëtojnë, madje kanë kthyer edhe disa moshuarit, pa u interesuar se janë me bileta dhe të rregullt.

    Madje ai shton se edhe në rastet kur çanta është e vogël, disa udhëtarë janë detyruar të paguajnë ekstra për të udhëtuar.

    Ai thotë se këto praktika diskriminuese janë shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe transparenca e WizzAir për tarifat e bagazheve lë shumë për të dëshiruar.

    Vlen të thuhet se ky nuk është rasti i vetëm që WizzAir, një kompani “low cost”, abuzon me udhëtarët duke i detyruar të paguajnë për bagazhet e dorës ndërkohë për vonesat, shtyrjet dhe anulimet e fluturimeve s’mban përgjegjësi.

    Denoncimi i qytetarit:

    Prsh JOQ. shikoni pak diskriminimin dhe degjenerimin qe i ben udhetareve nga PISA qe shkojne per TIRANE praktikisht jane te gjithe shqiptare. Sjellje tmerrshme duke i ofenduar dhe duke mos i lejuar te udhetojn dhe duke i detyruar te paguajne 78€ ekstra per cante shpine. Kthejne dhe moshat e thyera dhe as nuk i intereson thejsht sepse je Shqiptar. Dhe nese ke canten ok dhe sikur 2 gisht po s pagove nuk te lejn te udhetosh jan skandaloz.

    Pas këtij lajmi, një reagim zyrtarë ka ardhur nga Kompania Wizz Air.

    Reagimi i plotë i kompanisë:

    Procedurat e imbarkimit në aeroporte ndjekin rregulla të përcaktuara qartë, të cilat u komunikohen paraprakisht pasagjerëve. Të gjithë pasagjerët duhet të respektojnë udhëzimet e imbarkimit, përfshirë edhe orën përfundimtare të imbarkimit të shënuar në kartën e imbarkimit dhe të njoftuar në aeroport. Këto procedura janë vendosur për të siguruar përpikmërinë dhe funksionimin e rregullt të të gjitha fluturimeve, ndërkohë që procesi i imbarkimit zhvillohet në koordinim me stafin e shërbimit tokësor të aeroportit, i cili është përgjegjës për menaxhimin e portës së imbarkimit dhe për të siguruar që procedurat ndiqen në përputhje me rregullat e aeroportit.

    Wizz Air synon gjithmonë të mbështesë pasagjerët dhe të ofrojë një eksperiencë udhëtimi sa më të qetë. Ne i inkurajojmë të gjithë udhëtarët të paraqiten në kohë në portë dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet e imbarkimit për të shmangur çdo shqetësim.

    Linja ajrore mbetet e përkushtuar ndaj komunikimit transparent dhe ofrimit të udhëtimeve të sigurta, të besueshme dhe efikase për të gjithë pasagjerët.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.