Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»FINMAN si arenë boksi

    FINMAN si arenë boksi

    Aktualitet Nga InfoNews29.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    FINMAN si arenë boksi

    Sadik Ismailaj është sot në moshë të thyer, 82 vjeç, por emri i tij mbetet i lidhur me një nga historitë më të njohura të biznesit të tranzicionit shqiptar.

    Reklamë

    Pas më shumë se tre dekadash aktivitet, përpjekja e tij duket e përqendruar te kompania “FINMAN”, një strukturë holding që mbledh një rrjet të gjerë shoqërish, ku përfshihen “AlbStar”, “Manastiri Resort”, “Arena Center”, “ASAB”, “AM Rentals”, “AOS”, “ANGS”, “Fintrade”, “Prodev”, “Motus” dhe kompani të tjera.

    Në dokumentet publike të QKB, ortakë në “FINMAN” rezultojnë Sadik Ismailaj, Idajet Ismailaj, Jonuz Ismailaj dhe Rajmonda Agalliu, e lindur Ismailaj.

    Pra, përveç baba Sadikut, pjesë e strukturës janë edhe fëmijët e tij. Interesat e Rajmonda Agalliut në këtë kompani përfaqësohen nga djali i saj, Sokol Agalliu.

    Pikërisht këtu nis edhe dimensioni më i rëndë i ngjarjes. .

    RAjo është një konflikt brenda vetë familjes Ismailaj, ku nipi akuzon dajën dhe djalin e tij për përvetësim fondesh dhe pronash brenda grupit.

    Personi i akuzuar për dhunën ndaj Sokol Agalliut është Idajet Ismailaj, daja i tij.

    Në këtë mënyrë, një mbledhje e bordit të “FINMAN” është kthyer në një përplasje të hapur familjare, me grushte, kërcënime dhe akuza për vjedhje të shumave të mëdha.

    Sot, në moshë pensioni, Sadik Ismailaj sheh se si fëmijët dhe nipërit e tij përplasen për pasurinë që ai u trashëgoi.

    Por kjo histori nuk është vetëm dramë familjare.

    Ajo ka edhe një dimension publik, sepse bëhet fjalë për një grup biznesi që prej vitesh ka qenë i lidhur me projekte të mëdha ndërtimi, resorte turistike, prona strategjike dhe tendera publikë.

    “FINMAN” nuk është një kompani e zakonshme. Përmes këtij grupi, familja Ismailaj kontrollon disa prej shoqërive më të njohura në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të pronave.

    Mes tyre spikat “AlbStar”, e cila sipas raportimeve publike rezulton të ketë përfituar mbi 100 milionë euro tendera publikë, një pjesë e konsiderueshme nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

    Emri i grupit është lidhur ndër vite edhe me projektin e diskutuar “Manastiri Resort” në zonën e Butrintit, me debatin për ndryshimin e kufijve të parkut të mbrojtur dhe me shqetësimet për betonizimin e zonës së Gjirit të Manastirit.

    Pikërisht për këtë arsye, problemi nuk qëndron vetëm te pyetja se kush ka të drejtë në konfliktin mes Idajet Ismailajt dhe Sokol Agalliut.

    Këtë duhet ta zbardhin organet përkatëse. Në histori të tilla, ku në mes janë miliona euro, prona dhe kontroll kompanish, ekziston gjithmonë mundësia që palët të rëndojnë akuzat ndaj njëra-tjetrës në luftën për pushtet brenda grupit.

    Por ajo që mbetet shqetësuese është tjetër gjë.

    Kur një familje nuk arrin të administrojë pa dhunë dhe pa akuza të rënda pasurinë e vet, pyetja që lind natyrshëm është se çfarë garancie kanë qytetarët kur të njëjtat struktura menaxhojnë apo përfitojnë projekte madhore publike.

    Përplasja brenda familjes Ismailaj nuk është më vetëm një çështje private.

    Ajo ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përqendruar prona strategjike, resorte turistike dhe miliona euro para publike në duart e një grupi që sot po përballet me një luftë të hapur të brendshme për kontrollin e pasurisë.rahja e Sokol Agalliut si edhe sherri i ditëve të fundit në këtë kompani nuk rezulton të jetë thjesht një përplasje mes ortakësh në një kompani private.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.