Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve

    DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve

    Aktualitet Nga InfoNews07.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve
    DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve

    Një dokument i Autoritetit të Konkurrencës, i hartuar në kuadër të një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania SHA, evidenton një sërë praktikash dhe deklarimesh të kompanisë që ngrenë pikëpyetje mbi transparencën në përcaktimin e çmimeve dhe trajtimin e abonentëve me parapagesë.

    Reklamë

    Sipas dokumentit, Vodafone Albania ka deklaruar se nuk disponon një metodologji të mirëfilltë për përllogaritjen e kostove të paketave me parapagesë, kontratë dhe roaming. Kompania shprehet se vendimet për ofertat tregtare bazohen në analiza financiare dhe faktorë të ndryshëm ekonomikë e tregtarë, por jo në një model të standardizuar të kostove.

    Një tjetër element që bie në sy është deklarimi i kompanisë se llogaritja e çmimit për njësi për paketat e kombinuara është teknikisht dhe ekonomikisht e vështirë për t’u realizuar, duke argumentuar se mungon një metodologji e unifikuar dhe se legjislacioni nuk e kërkon një detyrim të tillë. Kjo e bën më të vështirë për konsumatorët dhe institucionet të krahasojnë realisht vlerën ekonomike të paketave të ofruara. Dokumenti evidenton gjithashtu mënyrën se si trajtohen abonentët me parapagesë.

    Në rast se një përdorues nuk kryen rimbushje brenda afatit të vlefshmërisë së kreditit, numri kalon në status pasiv dhe 24 orë më pas krediti i mbetur konfiskohet, edhe pse abonenti mund ta riaktivizojë numrin brenda tre muajve. Kjo do të thotë se përdoruesi mund të rikthejë numrin, por jo kreditin e humbur. Hetimi tregon gjithashtu se Vodafone aplikon afate të ndryshme vlefshmërie për rimbushjet, nga 30 deri në 90 ditë, në varësi të shumës së rimbushur. Pas skadimit të këtyre afateve dhe mungesës së një rimbushjeje të re, abonenti rrezikon të humbasë kreditin ekzistues. Një tjetër çështje e trajtuar në dokument është përfshirja në kontratë e një klauzole që lejon indeksimin e çmimeve sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK).

    Sipas Vodafone Albania, kjo klauzolë është futur në përputhje me një direktivë të Vodafone Group dhe me praktikat evropiane. Kompania deklaron se, megjithëse klauzola është përfshirë në termat kontraktorë gjatë vitit 2024, ajo nuk është zbatuar për asnjë abonent gjatë periudhës objekt të hetimit. Nga ana tjetër, dokumenti konstaton se paketa “Vodafone Basic”, me çmim 600 lekë dhe vlefshmëri 30 ditë, ka mbetur paketa më e lirë për abonentët individualë gjatë gjithë periudhës së hetimit, pavarësisht ndryshimeve në paketat e tjera.

    Dokumenti përmbledh deklarimet dhe informacionin e dorëzuar nga Vodafone Albania gjatë hetimit administrativ. Vlerësimi përfundimtar nëse këto praktika përbëjnë ose jo shkelje të ligjit të konkurrencës i takon Autoritetit të Konkurrencës në vendimin e tij përfundimtar.

    Autoriteti i Konkurrencës, në përfundim të hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve.

    Gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e lartë ndërmjet paketave, reduktim i ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore. Për pasojë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa konkrete në interes të qytetarëve. Sipas vendimit:

    • brenda 90 ditëve, të dy operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta më të favorshme për pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç;
    • paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale;
    • pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara;
    • çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketës duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara;
    • çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove dhe ky dokumentacion duhet të ruhet për pesë vjet;
    • paketat e reja duhet të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorit;
    • kontratat tip duhet të marrin vlerësimin paraprak të Autoritetit të Konkurrencës për shmangien e klauzolave të padrejta;
    • procedura dhe afati për bartjen e numrit nga një operator te tjetri duhet të shkruhen qartë dhe kuptueshëm në kontratë.

    Vendimi nr. 1307 i datës 24/07/2026 korrigjon probleme konkrete të konsumatorit: mungesën e informimit, vështirësinë për të zgjedhur një paketë më të lirë, aksesin e kufizuar në ofertat ekonomike, paqartësitë kontraktore dhe mungesën e alternativave për shtresa me të ardhura të ulëta.

    Të gjitha detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës do të monitorohen për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit.

    Në rast moszbatimi të një prej pikave të vendimit, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA do të përballen me penalitetet e parashikuara nga ligji.

    Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat

    SKANDALI ME ÇMIMET/ Kuvendi kërkon llogari për Vodafone dhe One Albania

    Çmimet kapin majat…por Vodafone Albania shfajsohet: E kemi të vështirë…

    Vepruan si kartel për të rritur çmimet, çfarë po ndodh me hetimin për One Albania dhe Vodafone?

    Dyshohet se abuzuan me çmimet, nisin hetimet për One dhe Vodafone!

    Denar Biba nën urdhrat e 2 drejtorëve hungarezë të One Albania dhe Vodafone, fsheh raportin e hetimit?

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.