Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin

    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin

    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin
    Aktualitet Nga InfoNews07.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin
    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin

    Deputeti i Durrësit, Igli Cara, kërkoi të premten marrjen e masave për trajtimin e 102 kontejnerëve me rreth 2,800 ton mbetje të rrezikshme, të cilët prej muajsh qëndrojnë në afërsi të Shënavlashit, duke ngritur pikëpyetje mbi kushtet e ruajtjes së tyre dhe përgjegjësinë e institucioneve për zgjidhjen përfundimtare.

    Reklamë

    “Mbetjet ndodhen në periferi të Durrësit dhe kjo gjë është e papranueshme. Kalimi i kohës shton rrezikun e amortizimit të kontejnerëve dhe nuk mund të shërbejë si zëvendësim për një zgjidhje të ligjshme, teknike dhe të sigurt”, tha Cara përpara vendit ku janë vendosur mbetjet.

    Deputeti demokrat kërkoi që ministria përgjegjëse për mjedisin dhe Bashkia Durrës të bëjnë të ditur statusin aktual të kontejnerëve, institucionin përgjegjës për administrimin e tyre dhe masat e parashikuara për trajtimin përfundimtar.

    “Pse Ministria e Mjedisit nuk ka bërë të ditur deri më sot një plan të plotë për trajtimin përfundimtar të këtyre mbetjeve? A është i pajisur vendi ku ndodhen kontejnerët me leje mjedisore apo autorizim të posaçëm? A janë marrë masa dhe analizuar mostra pikërisht në këtë zonë?”, pyeti Cara.

    Deputeti Igli Cara gjatë daljes publike. Foto: Media Amfora

    Çështja nisi në korrik 2024, kur 102 kontejnerë me rreth 2,800 ton mbetje të gjeneruara nga aktiviteti industrial i “Kurum International” u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, të deklaruara në dokumentacion si material tregtar jo i rrezikshëm. Ngarkesa u bllokua gjatë udhëtimit dhe nuk mbërriti në destinacion, ndërsa organizatat mjedisore ngritën dyshime për përmbajtjen e saj dhe kërkuan kthimin dhe verifikimin e materialit. Në tetor 2024, kontejnerët u rikthyen në Portin e Durrësit, duke sjellë protesta dhe kërkesa për transparencë mbi përmbajtjen dhe mënyrën e administrimit të tyre.

    Mbetjet u zhvendosën më pas në Porto-Romano, ku banorët ngritën përmes medias shqetësimin për rrezikun që ndienin nga prania e kontejnerëve pranë zonave ku jetonin. Protestat dhe reagimet vijuan, ndërsa Prokuroria e Durrësit nisi hetimet mbi mënyrën se si ngarkesa ishte eksportuar nga Shqipëria dhe rolin e institucioneve dhe kompanive të përfshira.  Analizat laboratorike të kryera në kuadër të hetimit konfirmuan më pas praninë e elementëve dhe përbërësve që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

    Hetimet çuan në masa sigurie ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, punonjësve të Doganës së Durrësit dhe Autoritetit Portual, si edhe drejtuesve e përfaqësuesve të kompanive private të përfshira në eksportin dhe administrimin e mbetjeve. Një pjesë e personave ndaj të cilëve u vendosën masa sigurie u arrestuan, ndërsa disa prej drejtuesve të kompanive u shpallën në kërkim. Çështja ndaj të pandehurve është në hetim.

    Në mars 2026, 102 kontejnerët u zhvendosën nga Porto-Romano në një hapësirë në afërsi të Shënavlashit, ku vazhdojnë të ndodhen edhe sot.

    Pikërisht për kushtet aktuale të ruajtjes së tyre, Cara kërkoi informacion nëse kontejnerët janë të padëmtuar dhe të mbyllur hermetikisht, nëse kanë shenja korrozioni dhe nëse vendi ku ruhen ka mbrojtje nga reshjet dhe sistem për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

    “Heshtja institucionale nuk mund të jetë përgjigja ndaj një situate që prek drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Institucionet publike funksionojnë dhe financohen nga taksat e qytetarëve dhe bashkia, qeveria dhe të gjitha institucionet përgjegjëse kanë detyrimin të parandalojnë rrezikun dhe t’i japin zgjidhje përfundimtare e jo të reagojnë vetëm pasi dëmi të jetë shkaktuar”, deklaroi Cara.

    Pavarësisht hetimit penal dhe rezultateve të analizave për përmbajtjen e ngarkesës, 102 kontejnerët vazhdojnë të qëndrojnë në Durrës. Çështja që mbetet e hapur tashmë lidhet me mënyrën dhe afatin e trajtimit përfundimtar të rreth 2,800 ton mbetjeve të rrezikshme dhe masat që do të marrin institucionet përgjegjëse.

    Koray i Kurum -it ble hidrocentralin e Lengaricës

    Koray Zeytinoglu, njeriu i punëve të pista të Hasmetit të Kurum, vjedhje dhe pastrim parash

    Skandali me mbetjet toksike të KURUM, arrestohet një tjetër person

    KURUM rrjeti i fshehur i mbetjeve toksike

    SKANDALI/ 2800 ton mbetje të Kurum ende në Porto Romano

    SKANDALI KURUM/ Me mbetjet e rrezikshme tek dera, banorët e Porto Romanos kërkojnë zgjidhje

    Skandali KURUM! Arrestohet inspektori i Portit Durrës Xhulio Golgota

    Nuk ndalet skandali KURUM, mbetjet u përdorën në ndërtime rrugësh e objektesh

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    Skandali KURUM! Si u zbutën masat, nga Mirjeta Zotaj tek Shaban Hyseni

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.