Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    Aktualitet Nga InfoNews11.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    Nga Igli Çelmeta

    Reklamë

    Besforti që u bë Besdobët!

    Besfort Llamallari u shkarkua nga detyra e ministrit të Brendshëm, duke thyer rekordin si ministri më jetëshkurtër i qeverisë Rama në këtë dikaster. Jo vetëm kaq, por për mua, ai ishte edhe një nga ministrat më të dobët që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në krye të Ministrisë së Brendshme.

    Më kujtohet se vetëm një muaj pasi kishte marrë detyrën si ministër, në një konferencë për mediat, e pyeta: “Si do të mbijetoje me rrogën e një polici dhe sa e ka pagën një punonjës policie, duke nisur nga niveli zbatues, inspektor?”
    Jo vetëm që nuk e dinte përgjigjen dhe filloi të fliste kodra pas bregut, por gjatë gjithë kohës së tij si ministër nuk mori asnjëherë iniciativën për të folur seriozisht për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe për nevojën që ata të vlerësoheshin financiarisht për punën dhe sakrificën që bëjnë çdo ditë.

    Por nuk mbaroi me kaq. Më tej tregoi edhe sa i vogël ishte si njeri. Kur kuptoi se një pyetje aq e drejtë dhe e thjeshtë, që në fakt përfaqësonte shqetësimin e mbi 12 mijë punonjësve të policisë, e nxori bllof, zgjodhi hapin tjetër, të sulmonte gazetarin që bëri pyetjen, në këtë rast, mua.

    Disa ditë më pas, ftoi gazetarët e kronikës që mbulojnë Policinë e Shtetit në një takim informal. Të gjithë, përveç meje. Arsyeja? Me sa duket, isha bërë “armiku”, sepse bëja pyetje që nuk i pëlqenin. Deri këtu, asnjë problem. Madje, mund të them se më rritën edhe më shumë vlerat si gazetar fakti që një ministër nuk më ftonte në takimet e tij. Një gazetar nuk është aty për t’i bërë qejfin ministrit, por për t’i bërë pyetjet që duhet t’u bëhen ministrave.

    Por ajo që është më e turpshme është ajo që ndodhi aty mes kolegëve, ku Besdobëti duke përmendur emrin tim, u thanë të pavërteta dhe fjalë që nuk i shkojnë për shtat një ministri të Brendshëm. Një ministër që sulmon gazetarin dhe më pas bën si pedagog gazetarie në mbledhje që zhvillohen në mënyrë tinëzare, larg syve të publikut. Aq “mjeshtër” i gazetarisë qenka treguar, sa edhe “kolegët” e mi kishin mbetur pa fjalë dhe nuk kishin folur.

    Besdobët, burri i vërtetë i thotë gjërat publikisht, ashtu siç po t’i them edhe unë tani.
    Ah, sa për “provincialin”… Unë zotëri, jam lind e rritur dhe arsimuar në Tironë në një fis të nderuar Çelmeta që kanë kontribuuar për Shqipërinë.

    Ti po ikën me turp nga detyra si një provincial, ndërsa unë vijoj me përkushtim dhe krenari detyrën time si gazetar, në shërbim të qytetarëve të vendit tim.
    Në fund të fundit, postet ikin, gazetari mbetet dhe pyetjet që të nxjerrin bllof nuk zhduken bashkë me detyrën.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.