Numrat e telefonit të agjentëve të Shërbimit Informativnë dhe policisë të nxjerra në publik nga kontratat me kompaninë Vodafone Albania, nuk kanë rrjedhur nga një sulm I ri kibernetik.
Rrjedhja e të dhënave të SHISH, Vodafone Albania hesht përballë skandalit
Të dhënat e publikuara ditët e fundit pas masës së sigurisë ndaj Vlora Hysenit, janë përfituar nga hakerimi I bërë pak vite mëparë. Në një intervistë për MCN TV, Drejtori i Monitorimit dhe Reagimit ndaj Incidenteve pranë KASK Albi Minga u shpreh se këto të dhëna kanë dale nga rrjedhja e informacioneve nga emailet e Vodafone Albania.
Sipas Mingës zbulimi I autorëve se kush I ka publikuar këto të dhëna është I vështirë pasi ato janë publikuar në aplikacionin tekegram I cili ëhstë I enkriptuar.
Ndërkohë sistemet e shtetit shqiptar sipas drejtorit të monitorimit dhe reagimit nbdaj incidenteve janë të pastërta dhe hakerat nuk janë më brenda tyre.

