Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje.
Një grup punonjësish të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i janë drejtuar redaksisë Info-News me një denoncim anonim, ku ngrenë shqetësime për administrimin e institucionit, vendimmarrjen mbi personelin dhe mënyrën e kontrollit të hyrje-daljeve në punë. Ata kërkojnë që identiteti i tyre të mos bëhet publik, për shkak të frikës nga pasojat e mundshme në vendin e punës.
Në mesazhin e dërguar në redaksi, punonjësit kërkojnë që shqetësimet e tyre të verifikohen përmes dokumenteve zyrtare dhe që personave përgjegjës t’u kërkohet llogari për praktikat që, sipas tyre, po zbatohen brenda institucionit.
Qëndrimi në detyrë i Monika Dushkut, punonjësit kërkojnë verifikim ligjor
Një nga çështjet kryesore të ngritura në denoncim lidhet me Monika Dushkun, zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Departamentit Administrativ të Doganave.
Punonjësit i referohen profilit zyrtar të Dushkut dhe të dhënave që, sipas tyre, tregojnë se ajo ka lindur më 28 maj 1961 dhe ushtron këtë funksion që prej vitit 2019. Ata ngrenë pikëpyetje mbi bazën ligjore të vazhdimit të ushtrimit të detyrës, duke iu referuar nenit 65, pika 1, shkronja “c”, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, që parashikon përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil kur nëpunësi plotëson moshën për pensionin e plotë të pleqërisë.
Sipas denoncuesve, kjo çështje duhet të marrë një përgjigje të qartë nga institucionet përgjegjëse, përfshirë verifikimin e statusit të saj të punësimit dhe të dispozitave ligjore që zbatohen për pozicionin që mban.
Punonjësit pretendojnë gjithashtu se Dushku ka rol të rëndësishëm në vendimmarrjet administrative, përfshirë emërimet, lëvizjet në detyrë dhe largimet nga puna. Ata kërkojnë transparencë mbi mënyrën se si merren këto vendime dhe nëse ato mbështeten në kritere ligjore e profesionale.
Pikëpyetje mbi raportet me drejtuesit e institucionit
Në denoncim përmendet edhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja. Punonjësit ngrenë pikëpyetje mbi raportet e drejtimit dhe ndikimin që, sipas perceptimit të tyre, kanë individë të caktuar në administrimin e institucionit.
Ata kërkojnë që vendimmarrja dhe përgjegjësitë administrative të bëhen transparente, duke theksuar se institucionet publike duhet të funksionojnë mbi bazën e ligjit dhe jo të marrëdhënieve personale apo interesave të individëve.
Këto pretendime kërkojnë verifikim të pavarur dhe një qëndrim nga drejtuesit e përmendur.
Denoncimi për kontrollin e orarit të punës
Një tjetër shqetësim i ngritur nga punonjësit lidhet me mënyrën e kontrollit të orarit të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Sipas denoncimit, hyrja e institucionit mbyllet në orare të caktuara, ndërsa punonjësit që paraqiten pas orës 08:30 ose që kërkojnë të hyjnë e të dalin gjatë ditës përballen, sipas tyre, me kufizime dhe presion.
Punonjësit pretendojnë se kjo praktikë krijon pasiguri mbi mënyrën se si zbatohet orari zyrtar dhe nëse kufizimet e vendosura janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në këtë kontekst, ata përmendin edhe shefen e Burimeve Njerëzore, Brixhilda Banaj, të cilën e lidhin me zbatimin e praktikave të kundërshtuara prej tyre. Sipas denoncuesve, struktura e Burimeve Njerëzore duhet të garantojë zbatimin e barabartë të rregullave dhe jo të perceptohet si instrument presioni ndaj personelit.
Çfarë parashikon kuadri ligjor për orarin?
Në denoncimin e tyre, punonjësit i referohen VKM-së nr. 530, datë 1 gusht 2024, e cila ndryshon VKM-në nr. 568, datë 6 tetor 2021, për orarin e punës dhe qëndrimin në punë të punonjësve të institucioneve të administratës shtetërore.
Sipas interpretimit të paraqitur në denoncim, regjimi i përgjithshëm parashikon një orar fleksibël dhe fashë të detyrueshme pranie nga ora 09:30 deri në 15:30, nga e hëna në të enjte, si dhe nga ora 09:30 deri në 13:00 të premten, duke ruajtur detyrimin për plotësimin e kohëzgjatjes së punës.
Punonjësit kërkojnë të verifikohet nëse praktikat e raportuara në Dogana janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe nëse ekzistojnë urdhra të brendshëm që i rregullojnë këto procedura.
Kërkohet transparencë dhe përgjigje zyrtare
Denoncuesit theksojnë se qëllimi i tyre nuk është të zhvendosin vëmendjen te çështje personale, por të kërkojnë zbatimin e të njëjtave standarde ligjore për të gjithë punonjësit, pavarësisht pozicionit hierarkik.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të shqyrtojnë pretendimet, të verifikojnë dokumentacionin përkatës dhe të sqarojnë publikisht bazën ligjore të vendimmarrjeve që janë objekt i shqetësimeve.
Info-News do të kërkojë transparencë për çështjet e ngritura dhe një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe personat e përmendur në denoncim. Pretendimet e paraqitura nga punonjësit mbeten për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur dhe çdo palë e përmendur duhet të ketë mundësinë të japë qëndrimin e saj.
Institucionet publike kanë detyrimin të garantojnë zbatimin e ligjit, transparencën administrative dhe trajtimin e barabartë të punonjësve. Çdo pretendim për shkelje duhet të shqyrtohet mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve zyrtare.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje Info-News,
Ne jemi nje grup punonjesish te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave qe kemi vendosur te flasim, por, per arsye sigurie dhe sepse nuk kemi besim se identiteti yne do te mbrohet brenda institucionit, kerkojme te mbetemi plotesisht anonime.
Kemi vene re se ju te Info-News tregoheni transparente, profesionale dhe nuk terhiqeni perballe presioneve apo ndikimeve te ndryshme. Pikerisht kjo na ka bere te kemi besim tek ju dhe te shpresojme se do t’i jepni ze edhe shqetesimeve tona lidhur me ate qe ne e konsiderojme nje situate problematike brenda institucionit te Doganave. Besojme se e verteta duhet te dale ne drite dhe se asnje presion apo ndikim nuk duhet te pengoje informimin e publikut. Shpresojme qe zeri i punonjesve te degjohet dhe faktet te trajtohen me paanshmeri e transparence.
Ju lutemi, mos publikoni asnje te dhene qe mund te na identifikoje. Qellimi yne eshte qe ceshtjet dhe dokumentet te flasin vete, jo qe punonjesit qe denoncojne te perballen me pasoja ne vendin e punes.
Marrim shkak nga nje denoncim i publikuar nga nje portal online ne prill te vitit 2026:
https://www.instagram.com/p/DWqWajkDaE6/
Kane kaluar disa muaj dhe, sipas asaj qe konstatojme brenda institucionit, personat dhe problematikat per te cilat kerkohej vemendje vazhdojne te jene aty. Prandaj mendojme se kjo ceshtje nuk duhet te harrohet.
Ne foton bashkengjitur eshte Monika Dushku, zv.drejtoreshe e Pergjithshme e Departamentit Administrativ te Doganave, ne nje takim zyrtar te publikuar nga vete Dogana ne faqen e saj me 25 shtator 2026, ku akom
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1519467683553581&set=pb.100064710923822.-2207520000&type=3
https://dogana.gov.al/d/171/219/0/1725/shqiperigreqi-hapa-konkrete-per-forcimin-e-bashkepunimit-doganor
Sipas te dhenave zyrtare te publikuara, Dushku ka lindur me 28 maj 1961 dhe rezulton ne kete pozicion qe prej vitit 2019. Ligji per nepunesin civil parashikon perfundimin e marredhenies ne sherbimin civil kur plotesohet mosha per pensionin e plote te pleqerise. Pra duhet te dilte menjehere ne pension, rreth 3 vjet e 4 muaj me pare. Sipas nenit 65, pika 1, shkronja “c”, te ligjit nr. 152/2013 “Per nepunesin civil”, marredhenia e punes ne sherbimin civil perfundon kur nepunesi ploteson moshen per pensionin e plote te pleqerise.
Monika Dushku qendron ne detyre vetem per te prere “koka” dhe per te firmosur vendime e urdhra pa u shqetesuar per pasojat qe keto vendime kane mbi punonjesit dhe te ardhmen e tyre profesionale dhe familjet e tyre.
Profili zyrtar:
https://www.dogana.gov.al/dokument/7255/monika-dushku-zevendesdrejtor-i-pergjithshem
Nuk kemi asgje personale me zonjen ne fjale dhe i urojme shendet. Gjithashtu, nuk duam ta zhvendosim vemendjen te lidhjet e pretenduara familjare apo profesionale me figura te politikes, si Belinda Balluku, apo si tezja Olta Xhax apo me persona te tjere te administrates. Ajo qe kerkojme eshte shume me e thjeshte: te mos kete dy standarde ne zbatimin e ligjit. Nese nje doganier i thjeshte duhet te zbatoje ligjin, i njejti standard duhet te vleje edhe per drejtuesit.
A eshte Dushku dora e djathte e Besmir Bejes, apo eshte Besmir Beja ai qe garanton vazhdimesine e saj ne sistem?
A eshte Besmir Beja ai qe e mban Dushkun ne kete pozicion, apo eshte Dushku nje prej personave qe i garanton Bejes kontrollin administrativ brenda Doganave?
Ajo qe na shqeteson eshte se sistemi nuk funksionon vetem mbi bazen e ligjit dhe interesit te institucionit, por edhe mbi nje rrjet marredheniesh, besnikerish dhe interesash qe duhet te behen transparente.
Gjashtë muaj pas denoncimit, keta persona jane ende aty dhe, sipas asaj qe konstatojme, vazhdojne te ushtrojne ndikim te konsiderueshem ne administrimin e institucionit me Emerime, levizje ne detyre dhe largime punonjesish si te jete prone private e tyre.
Monika Dushku ka nje rol shume te forte ne vendimmarrjen administrative dhe ne fatin profesional te punonjesve.
Nje tjeter problem qe duam te denoncojme lidhet me menyren se si po kontrollohet orari i punes ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave.
Sipas praktikes qe perjetojme cdo dite, hyrja e institucionit mbyllet ne oren 08:30 dhe 3:30 dhe punonjesit qe paraqiten pas kesaj ore nuk lejohen te hyjne apo dalin. Ne te njejten kohe, punonjesit perballen me presion dkur kerkojne te hyjne ose te dalin nga institucioni, sikur te ishin nen nje regjim kontrolli personal dhe jo pjese e nje administrate publike qe duhet te funksionoje sipas rregullave te qarta.
Ne kete praktike, rol te drejtperdrejte ka edhe shefja e Burimeve Njerezore Brixhilda Banaj, e cila, sipas perceptimit dhe pervojes sone, sillet si nje ushtare e bindur e Monika Dushkut dhe Besmir Bejes. Ajo eshte personi qe, sipas asaj qe konstatojme, zbaton kete menyre kontrolli, mbylljen e deres dhe presionin ndaj punonjesve per hyrje-daljet.
Ne vend qe Burimet Njerezore te garantojne zbatimin e drejte dhe te barabarte te rregullave, ne kemi shqetesimin se kjo strukture po perdoret per te ushtruar kontroll dhe presion mbi personelin.
Burimet Njerezore duhet te garantojne zbatimin e ligjit dhe trajtimin e barabarte te punonjesve, jo te shnderrohen ne instrument presioni ne sherbim te drejtuesve.
Kjo situate ngre pikepyetje serioze per respektimin e kuadrit ligjor qe rregullon orarin e punes ne administraten shteterore.
Me VKM-ne nr. 530, date 1 gusht 2024, u ndryshua VKM-ja nr. 568, date 6 tetor 2021, lidhur me orarin e punes dhe qendrimin ne pune te punonjesve te institucioneve te administrates shteterore. Rregullimi i pergjithshem parashikon orar fleksibel, me fashe te detyrueshme pranie nga ora 09:30 deri ne 15:30, nga e hena deri te enjten, dhe nga ora 09:30 deri ne 13:00 te premten, duke ruajtur detyrimin per plotesimin e kohezgjatjes se punes.
Nuk mund te pranohet qe nje rregull i brendshem ose nje urdher verbal drejtuesi te perdoret per te kufizuar te drejta qe burojne nga legjislacioni, nese nuk ekziston nje baze ligjore per kete. Drejtuesit dhe strukturat e personelit kane detyrimin te veprojne brenda kompetencave te tyre, jo sipas vullnetit personal.
Drejtoria e Pergjithshme e Doganave nuk eshte prone private e drejtorit, e zv.drejtorit apo e shefes se Burimeve Njerezore. Eshte institucion shteteror, ku te gjithe duhet te jene te barabarte perpara ligjit.
Nese drejtuesit kerkojne disipline dhe respektim te orarit, atehere duhet te sigurojne njekohesisht qe orari i zbatuar te jete ai qe parashikon ligji. Kontrolli i vijueshmerise nuk mund te kthehet ne mjet presioni apo ne instrument per te frikesuar apo penalizuar punonjesit.
Faleminderit nese e merrni ne konsiderate kete denoncim dhe vendosni ta trajtoni. Ne e bejme kete sepse besojme se gjerat duhen thene dhe se dikush duhet t’i shohe me vemendje, pa u ndalur te frika, presioni apo pozicioni i personave qe mund te preken nga verifikimi.
Shpresojme qe ta trajtoni me seriozitet, te kerkoni dokumentet perkatese dhe t’u drejtoni pyetje konkrete personave pergjegjes.
Institucionet shteterore nuk jane prone personale. Ligji nuk duhet te zbatohet ndryshe per punonjesin e thjeshte dhe ndryshe per drejtuesin. Dhe Burimet Njerezore duhet te jene ne sherbim te ligjit dhe te institucionit, jo te individeve.
Me respekt,
Nje grup punonjesish qe kerkojne te mbeten anonime.

