Muhamet Skana, i riu që u përplas nga një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë protestës në Tiranë, ka pësuar dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore.
Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, Skana paraqitet në gjendje të mirë, është i vetëdijshëm dhe komunikon. Ai ka pësuar një krisje në kafkë, si dhe dëmtim në një vertebër të shtyllës kurrizore.
Burimet bëjnë me dije se i riu nuk mban mend momentin se si është goditur, por kujtesën e ka të ruajtur dhe komunikon normalisht.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës në kryeqytet, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

