Autor: InfoNews

Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle , po i përgjigjet akuzave të Eric Dieters nëpërmjet avokatëve të saj , duke pretenduar se ai po përpiqet të paraqesë një mosmarrëveshje financiare për shërbimet që i ofroi asaj përpara se të nominohej për postin diplomatik si një rast sjelljeje të dënueshme. Në deklaratën e tyre, avokatët Jesse Binal dhe David M. Schwartz deklarojnë se Dieters i detyrohet ende afërsisht 150,000 dollarë dhe njoftojnë se po shqyrtojnë veprimet ligjore të disponueshme për të mbledhur shumën, si dhe për pretendime të mundshme shtesë. Në thelb të…

Read More

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë e 20 minuta lidhur me procedurat e tenderimit të zhvilluara gjatë kohës kur drejtonte institucionin. Karçanaj mbërriti në ambientet e SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj. Gjatë marrjes në pyetje, prokurorët u përqendruan te procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të saj. Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK Ish-drejtoresha është nën hetim për dyshime për…

Read More

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burg Stiljan Pashon, ish-zëvendësdrejtorin e Kufirit në qarkun e Korçës, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Korçës, Pasho dyshohej se bashkëpunonte me katër persona të tjerë për transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Nga hetimet rezultoi se ish-zyrtari kishte urdhëruar vartësit e tij të kontrollonin automjete të ndryshme në pikën doganore, duke përjashtuar nga kontrollet mjetet që transportonin lëndën narkotike cannabis sativa. Në kuadër të kësaj çështjeje, shtetasit Lorenco Lika dhe Ervin Ibi u arrestuan nga autoritetet greke, pasi…

Read More

Një projekt i ri rrugor synon të ndryshojë mënyrën se si mjetet që vijnë nga veriu i Shqipërisë hyjnë në Tiranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur hapat e parë zyrtarë për projektimin e Hyrjes së Re Veriore, një aks rreth 17 kilometra i gjatë, që parashikohet të lidhë zonën e Rinasit me Paskuqanin dhe Unazën e Madhe të kryeqytetit. Nga Valiasi në Paskuqan Investimi synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve që vijnë nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi, duke shmangur kalimin përmes qendrës së Kamzës dhe zonës së njohur për trafikun e rënduar në Kthesën e Kamzës dhe Laprakë. Nga Valiasi…

Read More

Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi. As akuzat e SPAK-ut dhe as përfshirja në dosjen e Erion Veliajt nuk duket se kanë ndalur rrjedhën e miliona eurove publike drejt kompanisë së Shkëlqim Fushës. Biznesmeni, emri i të cilit lidhet prej vitesh me kontratat e mëdha në institucionet e shtetit, vijon të sigurojë tendera të majmë. Këtë herë është Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë që i ka besuar një tjetër kontratë të majme, duke shpallur fitues paraprak bashkimin e kompanive “Fusha” dhe “Shansi Invest” për ndërtimin e ujësjellësit të Mamurrasit, me një ofertë prej…

Read More

Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi. FUSHË-KRUJË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në restorantin ku punonte në Fushë-Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së dielës, kur i mituri Enes Isaku fillimisht është shtyrë nga kolegu i tij 26-vjeçar, Endri Stafuka. Dyshohet se i mituri dhe kolegu i tij po bënin shaka, kur 26-vjeçari e shtyu me duar drejt ashensorit që përdorej për të transportuar mallra dhe shtypi butonin për ta zbritur poshtë. Por ashensori u shkëput papritur dhe i mituri përplasi kokën në pllaka, duke humbur jetën. Për ngjarjen në…

Read More

Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama. Pas 7 muajsh, Adriatik Kupi dorëhiqet nga drejtimi i Drejtorisë së Burgjeve, duke u bërë i nënti që lë këtë detyrë në 13 vite që Partia Socialiste ka në pushtet.Kupi u emërua pas ardhjes në Ministrinë e Drejtësisë të Toni Gogut, i cili zëvendësoi Besfort Lamallarin. Më herët, Kupi mbante postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë. EMRAT E DREJTORËVE TË BURGJEVE NDËR VITE 5 tetor 2013 – Artur…

Read More

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror. Tiranë, 11 tetor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton rikthimin e Air Transat më 8 maj 2027, me fluturime direkte ndërmjet Tiranës dhe Torontos dhe frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror. Sipas kalendarit të fluturimeve për vitin 2027, Air Transat do të nisë operimet më 8 maj, me një fluturim në javë, çdo të shtunë. Duke filluar nga 22 qershori, frekuencat do të rriten në dy fluturime javore, çdo të martë dhe të shtunë, duke vijuar gjatë muajve korrik dhe gusht. Nga…

Read More

Sani Sanilevich, i cili ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Benjamin Netanyahu, po e çon kompaninë familjare të pasurive të paluajtshme në Bursën e Tel Avivit. Gazeta Calcalist ka mësuar se kompania Sanilevich Real Estate Entrepreneurship do të përpiqet të sigurojë 200–250 milionë shekelë përmes emetimit të obligacioneve, bazuar në raportet financiare të tremujorit të dytë të vitit 2026. Emisionin e obligacioneve do ta udhëheqë kompania Leader Underwriting. Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut Emetimi synon, ndër të tjera, t’i japë kompanisë mundësinë të provojë për herë të parë…

Read More

Valentin Ftoni, 52 vjeç, u arrestua në SHBA pas një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane. Autoritetet shqiptare po punojnë për ekstradimin e tij. Një 52-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është arrestuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Valentin Ftonin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi u bë i mundur pas një pune të gjatë hetimore dhe bashkëpunimit mes strukturave…

Read More