Djali i Elizabeta Matajt, ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka dhunuar një punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 në Durrës, ku A. Mataj, së bashku me shtetasin D.B., dyshohet se kanë goditur punonjësin e Policisë së Shtetit D. Hallaci, i cili në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyre.
Vodhi lekët e Postës së Durrësit, lirohet nga qelia ish Drejtoresha Elisabeta Mataj
Pas ngjarjes, ndaj A. Matajt dhe D.B. është nisur procedimi penal, ndërsa rrethanat e incidentit po hetohen nga autoritetet.
Emri i A. Matajt është bërë publik në një tjetër çështje që lidhet me nënën e tij, Elizabeta Mataj. Ish-drejtoresha e Postës në Durrës u lirua nga qelia më 25 shtator dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ja si e krijoi skemën Drejtoresha Elisabeta Mataj! 700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit
Mataj ishte arrestuar si e dyshuar në lidhje me një dosje për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove, para të destinuara për pagesën e pensioneve dhe ndihmave sociale.
Hetimet për të dyja çështjet vijojnë, ndërsa personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

