Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë për 16 personat e akuzuar për përfshirje në një skemë mashtrimi përmes call center-ave te Bruno Çobo , e cila synonte qytetarë të vendeve evropiane.
Dosja Call Center/ Si tentoi të shpëtonte Bruno Çobo
Në total, dënimet për 16 të dënuarit arrijnë në 118 vite burgim. Bruno Çobo, i konsideruar si drejtuesi i grupit, është dënuar me 8 vite burg, ndërsa pjesa tjetër e të dënuarve me dënime që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 7 vite e 4 muaj burgim.
Sipas hetimeve, grupi kriminal operonte nga një call center në Tiranë dhe kontaktonte telefonikisht qytetarë italianë, të cilëve u ofrohej mundësia për të investuar online në aksionet e kompanisë Amazon, me premtime për fitime të shpejta dhe të mëdha.
Viktimat bindeshin të investonin shuma parash dhe më pas udhëzoheshin të instalonin aplikacionin AnyDesk, përmes të cilit autorët mund të merrnin akses në kompjuterët e tyre dhe në të dhëna të tjera. Në vijim, viktimave u kërkoheshin pagesa të tjera, të paraqitura si komisione apo tarifa për tërheqjen e fitimeve të pretenduara.
Dosja Call Center
Nga kjo skemë, grupi dyshohet se ka përfituar rreth 4.7 milionë euro nga qytetarë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Bruno Çobo u arrestua në Dubai dhe u ekstradua në Shqipëri më 13 mars 2024, ku iu bashkua procedimit penal të nisur ndaj grupit.
Të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, dënimet e dhëna në shkallën e parë mbeten në fuqi.
Dënimet e GJKKO
Bruno Çobo – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burg
Elisa Çaçi (Caci) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Gilbert Palushani – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Aldo Pasku – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Bruno Gjika – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Rezarta Ibrahimi (Çaçi) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Valbona Abedinaj – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Erion Kastrati – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 7 vite e 4 muaj burgim
Orland Cani – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Florjan Bregu – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Hamit Dobi – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Greta Gjoci (Pepa) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Gjin Shelnishta – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Antoneta Malo (Pepkolaj) – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Silvana Veliu – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim
Mojsi Zuna – “Mashtrimi kompjuterik”, “Grupi i strukturuar kriminal” – 6 vite e 8 muaj burgim

