Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës?
Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, si duket ka sjellë kërkesa për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Skënder Hita.
Madje sipas Versus media Skender Hita eshte shkarkuar nga detyra. Media Verus shkruan: “Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Burime i thanë Versus, se lirimi i Hitës është bërë përmes shkarkimit këtë të hënë nga Kryeministri Edi Rama.”
Arrestimi i Ergys Agasit pas muajsh në kërkim duket se ka hapur një tjetër front, këtë herë brenda kupolës së Policisë së Shtetit. Pas operacionit për kapjen e tij, kanë nisur të artikulohen kërkesa për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita.
Agasi, i shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025, u arrestua më 26 gusht 2026 në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni të përbashkët të strukturave të Policisë së Shtetit dhe BKH-së. Sipas SPAK, arrestimi erdhi pas një pune disa-javore të strukturave të posaçme.
Por ajo që e bën më të debatueshme këtë histori është fakti se Agasi kishte qëndruar për muaj me radhë në arrati, ndërsa raportime mediatike, përfshirë një investigim të BIRN, kanë ngritur pretendimin se strukturat policore kishin informacion për vendndodhjen dhe lëvizjet e tij, por arrestimi nuk ishte realizuar më herët.
Arrestimi ndodhi pasi Skënder Hita kishte marrë drejtimin e Policisë së Shtetit. Hita u emërua në këtë detyrë më 30 mars 2026 dhe mori zyrtarisht detyrën një ditë më pas.
Në këtë pikë lind edhe pyetja që po qarkullon në qarqet politike dhe institucionale: pse Ergys Agasi nuk u kap më herët dhe çfarë ndryshoi në mënyrën e operimit të Policisë pas ardhjes së Skënder Hitës?
Fakti është se në momentin e arrestimit, Agasi ndodhej në lëvizje dhe në automjet me të ishte edhe Uljan Shpataraku, ish-punonjës policie, i cili u arrestua për “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ndërkohë deri në këto momente nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtarë që Skender Hita te jete Shkarkuar.

