Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Çfarë ndodhi në Gjirokastër? Atentati me eksploziv, humb jetën Beqir Devolli

    Çfarë ndodhi në Gjirokastër? Atentati me eksploziv, humb jetën Beqir Devolli

    Aktualitet Nga InfoNews11.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën Beqir Devolli, plagoset 26-vjeçari

    GJIROKASTËR – Beqir Devolli, 45 vjeç, i njohur me nofkën “Çilo Hunderri”, humbi jetën pas atentatit me tritol ndaj automjetit të tij në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër. Nga shpërthimi mbeti i plagosur edhe 26-vjeçari Erigels Mela, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet.

    Reklamë

    Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së premtes, kur automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi dhe drejtim të Devollit, shpërtheu në lëvizje. Drejtuesi pësoi plagë të rënda dhe, pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës.

    Sipas dyshimeve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit, çka i ka orientuar hetuesit drejt pistës se objektiv i atentatit ishte vetë Devolli. Dyshohet se shpërthimi u aktivizua me telekomandë nga një distancë prej rreth 30 metrash, ndërsa sasia e eksplozivit ende nuk është përcaktuar.

    Pas shpërthimit, automjeti humbi kontrollin dhe përfundoi mbi trafikndarëse. Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës.

    Dyshimet për objektivin e atentatit

    Fillimisht, hetimet u përqendruan te 26-vjeçari Erigels Mela, për shkak të një ngjarjeje të mëparshme në prill 2025, kur automjeti i tij tip “Range Rover” u përfshi nga flakët në lagjen Dunavat. Megjithatë, ajo ngjarje nuk u zbardh dhe nuk u identifikuan autorë apo motive kriminale.

    Me avancimin e hetimeve, vëmendja u zhvendos te e kaluara e Beqir Devollit. Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të ketë qenë objektivi i sulmit, ndërsa Mela ishte bashkuar me të rreth 700 metra përpara vendit ku ndodhi shpërthimi.

    Devolli dyshohet se mund të ketë pasur përfshirje në trafikun e drogës në Janinë të Greqisë, ndërsa në Shqipëri, sipas të dhënave të bëra publike, nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

    Hetimet vijojnë, pa autorë të dyshuar

    26-vjeçari Erigels Mela po merr trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e atentatit, përfshirë kohën dhe vendin e vendosjes së lëndës plasëse, mënyrën e aktivizimit dhe mundësinë që autorët të kenë ndjekur lëvizjet e viktimës.

    Deri më tani, nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen. Fakti që shpërthimi ndodhi në një automjet në lëvizje dhe në afërsi të institucioneve të sigurisë mbetet një nga elementet që pritet të marrë përgjigje gjatë hetimeve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Aktualitet

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.