Protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në ambientet e BKT
Përshkallëzohet dhuna në Tiranë, protestuesit sulmojnë degën e BKT-së
Tensionet në rrugët e kryeqytetit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa protestuesit po marshojnë në disa akse të Tiranës, duke shkaktuar dëme materiale.
Pas djegies së një kioske në rrugën e Elbasanit, protestuesit kanë sulmuar degën e bankës BKT, ku kanë thyer xhamat e godinës dhe kanë depërtuar brenda ambienteve të saj.
Pasi kanë hyrë në bankë, ata kanë nxjerrë dokumente nga brenda dhe i kanë hedhur në rrugë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestat vijojnë të shoqërohen me akte dhune dhe dëmtime të pronës.


1 Koment
Pingback: Tirana në kaos! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë - InfoNews Albania