Autor: InfoNews

La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu. Personi në foto është 41-vjeçari shqiptar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë transferimit nga burgu i Serresit në spital. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku automjeti i transportit ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, pranë repartit psikiatrik. Në automjet ndodheshin i burgosuri dhe dy punonjës që e shoqëronin. Në atë moment, pranë automjetit janë shfaqur dy makina, të ngjashme me automjetet e policisë. Personat që ndodheshin në to janë afruar drejt mjetit të transportit…

Read More

I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore! Shpërthim në portën e një banese në Bathore, vetëm dëme materiale Kamëz – Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së shtetasit Mariglen Lala, rreth 36 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për zbardhjen…

Read More

Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës DURRËS – Haki Koka, nipi i ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se është kapur duke mbajtur armë pa leje. Pas arrestimit, Koka pritet të dalë para Gjykatës së Durrësit, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ngjarja është nën hetim, ndërsa pritet që gjatë seancës gjyqësore të paraqiten edhe detajet e akuzës dhe rrethanat në të cilat është konstatuar armëmbajtja pa leje. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.

Read More

“Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera Inspektorati i Përgjithshëm do të ndryshojë mënyrën e kryerjes së kontrolleve ndaj bizneseve. Në një tryezë dialogu me përfaqësues të biznesit, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula deklaroi se brenda marsit 2027 subjektet që do të inspektohen nuk do të përzgjidhen më nga inspektorët, por nga sistemi online e-Inspektimi, bazuar në indikatorët e riskut. Sula bëri të ditur gjithashtu se brenda një muaji nga krijimi i platformës Sigurt.gov.al janë depozituar rreth 50 denoncime nga biznese dhe qytetarë, të cilat sipas tij…

Read More

Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…” Rama: Kam udhëtuar 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, e njoh më mirë se kushdo realitetin e vendit 1.6 milionë kilometra nuk janë provë se njeh më mirë se kushdo realitetin e Shqipërisë. Deklarata e Edi Ramës se ka udhëtuar 1.6 milionë kilometra në Shqipëri  si kreu i Opozites dhe si Kryeminister, dhe, për këtë arsye, e njeh më mirë se kushdo realitetin e vendit, nuk bën shumë sens po ta shohësh me një minimum logjike. Nëse marrim shifrën 1.6 milionë km dhe periudhën prej…

Read More

Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë Klodiana Spahiu ka nxituar të tregojë devotshmërinë ndaj shefit të saj duke konfirmuar se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë tek miku izraelit i kryeministrit. Pa pritur fare të ulet në karrigen e ministres së Shëndetësisë, zonja Spahiu ka deklaruar gjatë një takimi jo publik me stafin drejtues të QSUNT-së, dy ditë më parë, atë që dyshonin të gjithë; se ajo do të firmosë ligjin kontrovers, të cilin refuzoi ta firmoste paraardhësja e saj, Evis Sala, duke u larguar nga qeveria. “Mos dëgjoni…

Read More

Emri sekret! Operacioni misterioz në Greqi, mes të arrestuarëve shqiptari i kërkuar për vrasje? Cili i kërkuar për vrasje në Shqipëri u kap? Policia greke kyç gojën për goditjen e grupit Kolumbi-Greqi Policia greke prej 48 orësh i mban sekret emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e së Keqes”, të zhvilluar së bashku me DEA-n amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Kolumbia. Në operacionin, ku u sekuestruan 84 kg kokainë, u arrestuan shtatë persona, shumica prej tyre shqiptarë. Mes tyre spikat një person i kërkuar nga Interpol Tirana…

Read More

”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit Vetëm pak minuta pas marrjes së detyrës si ministre e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka larguar drejtoreshën që menaxhon një nga buxhetet me të mëdha të shendetësisë. Kapitali ka mësuar se Spahiu ka firmosur largimin e Arisa Canes, drejtoreshës së Operatorit të Sterilizimit, e cila menaxhon buxhetin e tre shërbimeve të mëdha; sterilizimin, check up-in dhe dializën. Arisa Cane u emërua në krye të Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) nga ish ministrja e larguar Evis Sala, në fillim të këtij viti. Por ndoshta…

Read More

Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zhvilluar takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, ku ka kërkuar intensifikimin e punës për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë apo drogë, si dhe arrestimin e shtetasve në kërkim. Në takimet me drejtuesit e strukturave vendore dhe kufitare, Hita ka kërkuar një angazhim më të madh edhe në luftën kundër krimeve kufitare dhe trafiqeve, përmes hetimeve proaktive dhe bashkëpunimit mes strukturave. Një tjetër prioritet i vendosur…

Read More

Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro Euro ka rënë për herë të parë nën kufirin e 92 lekëve, duke prekur minimumin e ri historik ndaj monedhës shqiptare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për 11 shtatorin, një euro u këmbye me 91.94 lekë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë. Që nga fillimi i vitit 2026, euro është zhvlerësuar me rreth 5%, ndërsa rënia vjetore arrin në 5.3%. Faktori kryesor mbetet oferta e lartë e euros në tregun shqiptar, e ushqyer nga turizmi, remitancat, eksportet e shërbimeve dhe investimet e huaja, veçanërisht në pasuritë e paluajtshme. Vetëm…

Read More