Autor: InfoNews

Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron Furnizimi me ujë 24 orë në ditë mbetet ende një çështje e hapur në aspektin politik. Debati është rikthyer së fundmi edhe në Tiranë, pas deklaratave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka kritikuar gjendjen e furnizimit me ujë në kryeqytet. Sipas Tabakut, Tirana nuk ka furnizim 24 orë në të gjithë territorin dhe se mesatarja e furnizimit është rreth 17 orë në ditë. Ajo pretendon gjithashtu se në zona të caktuara uji mund të jetë i disponueshëm për më pak se dy orë në ditë. “Sa prej…

Read More

Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës! Një aksident i rëndë ka ndodhur me datë 5 shtator 2026 në Durrës, në lagjen nr. 15, ku një kamion përplasi për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë. Viktima ishte shtetasi S. M 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Pamjet e mëposhtme tregojnë kamionin e kompanisë “Geci” shpk që ka përplasur për vdekje të moshuarin. Policia ishte kujdesur që njoftimin ta vendoste në buletinin ditor dhe në web për të shmangur “keqkuptmet” nga mediat. Njoftimi i policisë: Në Durrës,  në lagjen nr.…

Read More

Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ? Arben Ahmetaj ngre akuza të reja për një Data Center në Durrës, duke pretenduar se pas projektit qëndron biznesmeni të cilit i referohet si “Sani”, i njëjti emër që ish-zëvendëskryeministri e përmendi edhe kur foli për një marrëveshje të pretenduar pa tender në sektorin e Shëndetësisë. Sipas Ahmetajt, projekti do të konsumojë 3.2 megavat energji në orë dhe do të përfitojë energjinë me çmimin e KESH-it. Ai ngre gjithashtu dyshimin se një kapacitet i tillë mund të përdoret edhe për prodhimin e kriptomonedhave, duke përmendur…

Read More

Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar Media izraelite Calcalist përshkruan interesat e Sani Sanilevich në Shqipëri dhe bashkëpunimin me biznesmenen e spitaleve, Yardena Ovadia. Mediat po hulumtojnë lidhjet me Jet Bank dhe pretendimet për përfshirjen e institucioneve publike në këto interesa. Përpara se Arben Ahmetaj të fliste për “Sanin” dhe marrëveshjen në shëndetësi, emri i biznesmenit kishte dalë në shtypin ekonomik izraelit. Calcalist, një media izraelite që mbulon ekonominë dhe biznesin, shkruante më 27 gusht se Sani Sanilevich kishte pjesëmarrje në një bankë digjitale në Shqipëri dhe po punonte…

Read More

Arben Muçobega privatizon Llamanin Biznesmenët e fuqishëm, ata me lidhje në politikë por edhe me eksponentë të tjerë, disa prej të cilëve edhe kriminalë, i janë qepur zonave bregdetare, duke filluar nga Palasa e deri në Ksamil. Konflikti i disa ditëve më parë mes dy biznesmenëve për një pronë të majme në Palasë është vetëm maja e ajsbergut, pasi me vendime tepër të dyshimta të institucioneve shtetërore, duke përfshirë pushtetin lokal, Kadastrën apo Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, po tjetërsohen zonat më të bukura të Shqipërisë. Gjirit i Llamanit, një zonë deri pak vite më parë e mbrojtur, por e…

Read More

Do mbyll shteti gojën apo do mbyllet karburant EIDA i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?! Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së mërkurës zonën e Brrylit në Tiranë, në një pikë karburanti që ndodhet mes dy pallateve dhe në afërsi të banesave e bizneseve. Ngjarja ndodhi në pikën e karburantit “Eida”, ku për pasojë u shemb plotësisht një ambient që shërbente si zyrë, ndërsa u dëmtua rëndë edhe pjesa tjetër e strukturës së karburantit. Forca e shpërthimit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa xhama dhe materiale të tjera janë shpërndarë në zonën përreth. Tre punonjës të karburantit mbetën…

Read More

Kush po gënjen? Tre versione për shpërthimin tek Eida Një shpërthim i fuqishëm gazi në një pikë karburanti tronditi mëngjesin e së mërkurës zonën e Brrylit në Tiranë. I vendosur mes dy pallateve dhe pranë banesave dhe bizneseve krijoi shqetësim dhe panik të shtuar te familjarët. Karburanti është shkatërruar plotësisht, fatmirësisht në moment e para të shpërthimit nuk ka pasur qytetarë që po kalonin në trotuarin ngjitur. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa xhamat kanë përfunduar në pjesën tjetër të rrugës, në korsinë e biçikletave. Tre punonjës të subjektit mbetën të plagosur. Pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Traumës…

Read More

Gruaja iu kap me 30 mln $ në valixhe: Kush është “Igor” i përgjimit të Ahmetajt Identifikimi i personazheve që dëgjohen në audiopërgjimin e publikuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i jep një dimension të ri bisedës me biznesmenin izraelit Ron Yeffet. I cilësuari thjesht si “Igor”, një prej zërave ukrainishtfolës në material, rezulton të jetë Ihor (Igor) Kotvitsky, një ish-deputet dhe biznesmen ukrainas me një të kaluar të bujshme në politikë, siguri dhe financa. Profilizimi i tij merr peshë të veçantë pas pretendimeve të Ahmetajt për industri ushtarake dhe trafik të mundshëm armësh. Igor Kotvitsky njihet si njeriu i afërt…

Read More

Alarm ushqimor te market Conad! Gjendet trup i huaj në sallamin Galbanetto Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar konsumatorët shqiptarë për një produkt ushqimor që është futur në tregun vendas, pasi është sinjalizuar nga sistemi europian RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed). Bëhet fjalë për produktin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, për të cilin autoritetet italiane kanë raportuar praninë e një trupi të huaj, duke e klasifikuar rastin me “risk serioz” për shëndetin e konsumatorëve. Sipas të dhënave të alertit me numër reference 12364615, produkti i prekur i përket lotit L.264173, me datë skadence 23/10/2026. Produkti është eksportuar nga…

Read More

Xhelto nga Kanadaja! Kape 1.2 milion euro drogë në portin e Durrësit 107.7 kg kanabis të llojit “Gelato” me vlerë rreth 1.2 milionë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit. Kanabisi i ardhur nga Kanadaja është kapur në një kontejner ku ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper. Kanabisi ishte i ndarë në 190 pako të fshehura brenda disa hapësirave të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri të kamperit. Veç tyre, u gjetën edhe 43 cigare elektronike, disa prej tyre me përmbajtje të lartë THC (substanca aktive që shkakton varësinë nga kanabisi). Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë…

Read More