Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Kryeministri Edi Rama, është kujtuar këtë të hënë të 7 korrikut, se në Theth, në një nga vendet me bukuri të rralla natyrore të Shqipërisë, është ndërtuar pa leje. Bëhet fjalë për biznesin ‘’Eagle Villas Theth’’. Nga një hulumtim që ka bvërë InfoNeës.al, ky biznes është ndërtuar brenda vititi 2025, ndërsa aktivitetin e saj e ka nisur diku në fund të muajit qershor, duke operuar në platforma turizmi si Booking. Kabinat pa leje në Theth janë në pronësi të Prek Kodrës. Prek Kodra është i njëjti person që në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës,…
Policia e Shtetit pa shpalllur më në fund, pas më shumë se një viti, fituesin e tenderit të furnizimit të forcave të rendit me pajisje policore dhe siç mëson Skyweb.al tenderi i është dhënë kompanisë MSSC me pronar biznesmenin Emiljano Dusha kundrejt ofertës 50 300 000 lekë. Tenderi u shpall fillimisht në prill 2024, por pas disa shtyrjes dhe anulimesh për shkaqe ende të paditura, tashmë fitues është shpallur furnizuesi i përhershëm i Policisë së Shtetit me armatim si edhe pajisje policore, Emiljano Dusha. Dusha ka një histori të gjatë me tenderët e Policisë së Shtetit, ndërsa më herët ishte paditur në…
Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri. Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve. Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri kishte mashtruar 23 gra në zonën e…
Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Kodër-Kuqes, Paskuqan. I plagosuri është identifikuar si Edison Qerimi, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një sherri, dhe si autori i dyshuar për plagosjen po hetohet Ervis Vatosi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum. Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve…
Detaje të reja janë zbardhur nga aktiviteti i Ylli dhe Pjerin Brahimajt, babë e bir, të arrestuar një ditë më parë, të cilët kishin krijuar një dhomë të fshehtë në banesën e tyre të përshtatur si laborator të prodhimit të pasaportave, kartave të identitetit, patentave e deri te certifikatat e pronësisë, të gjitha false. Laboratori i ngritur në një ambient të fshehtë, pas dollapit të rrobave ku edhe falsifikoheshin dokumentat dhe pasaportat raportohet se kishte një mekanizëm të sofistikuar për hapjen e derës. Gjatë kontrollit në banesë, Policia, e cila nuk ishte në dijeni të mekanizmit, shpërtheu derën hyrëse, e…
Pas një seance maratone prej 8 orësh, Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO-n kinez të kompanisë Bankers, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobo. Po ashtu, gjyqtarja Gladiola Bregu konfirmoi masat e sigurisë edhe për 7 persona e tjerë, punonjës të sektorit Financiar dhe të departamentit Juridik. Seanca maratonë nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe zgjati deri në 17:30, ku kryeprokurori i Fierit, Elion Mustafaj ka lexuar fillimisht pretencën prej 120 faqesh. Më pas, të gjitha palët kanë dhënë pretendimet e tyre, ndërsa burime bëjnë me dije se të gjithë të akuzuarit janë shprehur se janë të…
Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia, pasi u zbulua se në vijën bregdetarë të Gjilekës në Dhërmi, po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zone, objekt i cili u bllokua. Inxhinieri i subjektit ndërtues Auren Dhono 26 vjeç, u arrestua për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Po ashtu policia kontastoi se dhe në disa vila banimi përreth hotelit ende me punime, ishin futur banorë pa përfunduar certifikimi i tyre nga autoritetet. Si hoteli dhe vilat e banimit mësohet të jenë të ndërtuesit Ilir Trebicka. “Shkaktuan ndotje në plazhin e Gjilekës, duke hedhur mbetje inerte nga…
Kompania koncensionare e nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit “Ber Alb” në Fushë-Arrëz duket se po shkarkon mbetjet sterile të bakrit në lumin Fan, pa i filtruar, duke shkaktuar një ndotje alarmante. Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga. Në pamje dallohet pika ku rrjedha që del nga diga e fabrikës, bashkohet me rrjedhën normale të lumit, uji i te cilit siç shihet, vjen i pastër nga burimi. Prej këtu, uji i ndotur përshkon disa fshatra të njesise administrative Gjegjan, duke lënë pas…
Kristiano Ronaldo po shijon pushimet e tij, ndërsa është bërë shkak për ta komentuar sot. Kapiteni i Portugalisë mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës. Fillimisht u tregua vetëm shkaku i pushimeve, por një tjetër opsion po bëhet viral. Ronaldo ka munguar në Gondomar, pasi nuk dëshironte që për shkak të famës të prishte zinë për vdekjen e dy futbollistëve. Arsye kjo që vështirë të besohet nga të gjithë. Tifozët, sidomos nga Portugalia janë treguar mjaft kritikë. Ronaldo, si kapiten i përfaqësueses dhe lojtari me më tepër paraqitje dhe gola, duhet të ishte i pranishëm.