Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, është duke dëshmuar Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë. Dervishaj dhe Meçaj akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019 te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua mbi automjetin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit, si dhe u plagosën Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, një personazh i botës së krimit. Dëshmia e Erion Alibej: Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plarent Dervishajn e njoh. Julian Meçaj, jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime…
Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, ka mbyllur lotin e parë të një tenderi gjigant për blerje gomash për disa institucione, me fond limit 105 milionë lekë të reja, afërsisht mbi 1 milionë euro. Sipas dokumentave zyrtare, fituesi paraprak i kësaj procedure është shoqëria “Tires-R”, e cila, siç ka verifikuar “Boldnews.al”, nuk ka paraqitur ofertën më të ulët. Kompania “Tires-R” është në pronësi të biznesmenes Blerta Nika, e cila rezulton paralelisht edhe administratore në shoqërinë “RA-MI” shpk, e përfshirë në skandalin e blerjes abuzive të një zjarrëfikëseje për Bashkinë e Durrësit, me vlerë 7 milionë lekë.…
Pas përfundimit të dy fazave të para të përzgjedhjes për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku aplikuan gjithsej 13 kandidatë, vetëm 7 prej tyre arritën të kalojnë në fazën e dytë. Kandidatë do të vijojnë garën në fazën e tretë, atë të testimit fizik. Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që testimi fizik të zhvillohet më 11 korrik 2025. Ky proces do të mbahet në ambientet e repartit special RENEA dhe do të mbikëqyret nga një prokuror i SPAK, si dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Testi fizik do të përfshijë disa ushtrime,…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas hetimeve ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke bërë të ditur se aksioni ndaj kësaj kompanie erdhi si rezultat i një verifikimi të thelluar 6-mujor nga Administrata Tatimore. Sipas deklaratës zyrtare, janë mbledhur prova që ngrenë dyshime të forta se kompania ka krijuar skema mashtruese përmes fryrjes fiktive të shpenzimeve, me qëllim shmangien e pagesës së tatimfitimit dhe përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së. “Administrata Tatimore është e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër informalitetit dhe skemave mashtruese që dëmtojnë të ardhurat publike dhe konkurrencën e ndershme,” thuhet në…
Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, u paraqit në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë. Gjykata, në mungesë të tij, ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje dhe pezullim nga detyra. Myzyri është marrë ndërkohë i pandehur për akuzën e abuzimit me tenderat.
Dhjetë klientëve të Raiffeisen Bank në Shqipëri u jane tërhequr paratë nga llogaritë e tyre brenda ditës nga një punonjëse e kësaj banke. Rasti i ndodhur, i cili ilustron nivelin e zbatimit të rregullave ligjore e etike dhe sigurinë që kanë llogaritë e qytetarëve në bankë, ka pasur për protagoniste punonjësen e bankës me iniciale M.E (dokumentacioni mbi të cilin bazohet ky artikull ka të dhëna të plota për protagonistët dhe detajet e tjera). Punonjësja në fjalë sipas dokumenteve ka punuar për plot 9 vjet në Raiffeisen Bank, nga viti 2004 deri në vitin 2013. “Nga provat e paraqitura rezulton…
Por, ndoshta ka ardhur koha që vetë “Bankers” duhet të largohet nga Shqipëria, pavarësisht se koncesioni i mbaron në vitin 2029 me opsionin për t’u shtyrë edhe 5 vite të tjera. Megjithë këto abuzime, sërish do të operojë në pasurinë shqiptare? Kjo mbetet për t’u parë, por më skandalozja është se, institucionet shqiptare, pavarësisht se i kanë gjetur shkelje të shumta, nuk kanë guxuar deri më sot për t’a denoncuar. Faksimile: Në shtator 2024 kompania ndryshoi CEO-n, ku u largua Huanqin Xiao dhe u emërua Hongping Xiao që u arrestua së fundmi “Bankers Petroleum Albania Ltd” vepron sipas ligjeve të…
Prej vitesh, në çdo konferencë për shtyp apo takim institucional për luftën kundër krimit të organizuar, drejtuesit më të lartë të drejtësisë shqiptare përsërisin klishe për “paprekshmëri zero”. Por në realitet, një ndër figurat që e rrëzon këtë propagandë është Trifon Murataj, trafikanti famëkeq i maskuar si biznesmen, i cili vijon të qarkullojë i lirë mes luksit dhe kontenierëve me kokainë, pavarësisht se është kapur disa herë me tonelata drogë dhe është shpallur pesë herë në kërkim. Nën maskën e firmës “Bana King”, Murataj ka ngritur dhe drejton një rrjet të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke e përdorur…
Në policinë e shtetit pritet të ketë sërish ndryshime. InofNews, ka mësuar ekskluzivisht se në garën për shefa në 5 komisariate ka pasur 51 aplikantë, mes tyre zëvendës Drejtorë Qarku, shefa aktualë komisariatesh dhe efektivë të tjerë të policisë, që mbajnë gradat e Komisarëve, Nënkomisarëve dhe Kryekomisarëve. InfoNews.al, mëson se zv.Drejtori për Rendin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Idriz Daulle, në këtë konkurs ka dal i pari, duke siguruar më së shumti pikë, nga 100 të mundshmet. I dyti renditet, Përparim Dema, i cili aktualisht është shef i Komisariatit të Rinasi dhe me shumë gjasa do të vijojë ruajtjen…
Kryeministri Edi Rama ka shkaruar të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë, si dhe ka bërë disa ndryshime brenda strukturës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Kandidati për deputet, i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë, ndërsa deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. “Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama në takimin me dyer të mbyllura. Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në…