Autor: InfoNews

Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, por edhe seanca e sotme është shënuar me tensione të forta. Shkak janë bërë debatet dhe mosvënia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt, të penduarit të drejtësisë. Seancën e kaluar GJKKO pranoi kërkesën që avokatët të njiheshin me rrëfimin e bashkëpunëtorit në SPAK, të dhëna dy vjet më parë. Prokurorët e SPAK-ut vendosën në dispozicion të tyre vetëm një procesverbal, të cilit i ishin hequr disa faqe ku sipas tyre, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, nuk fliste për çështje që janë objekt i gjykimit. Vetë…

Read More

Dy janë pistat kryesore ku ka shtrirë hetimet Policia e Shtetit për sa i përket zhdukjes së 30-vjecarit Eraldo Muçi rreth tre javë më parë. E para dyshohet se 30 vjecari të jetë larguar vetë dhe të ketë dalë ilegalisht jashtë vendit. Pavarëisht se në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë kaluar kufirin me pasaport, hetusit dyshojnë se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Greqi. Ndërkohë policia ka mundur të zbulojë se në Durrës ku është parë për herë te fundit, ka pasur njohje me një vajzë. Pista e dytë është ajo e një ngjarje të mundshme kriminale, që…

Read More

SPANJË- Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar i Liverpoolit e Portugalisë dhe vëllai i tij, Andre (26 vjeç, futbollist i Penafiel), kanë humbur jetën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Diogo u martua vetëm 10 ditë më parë dhe la pas tre fëmijë të vegjël. Vëllezërit vdiqën kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke marrë flakë. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth,…

Read More

Në vitin 1993 qeveria hyri në negociata me kompaninë angleze Premier Oil dhe një vit më vonë, në vitin 1994 u lidh marrëveshja për Patos-Marinzën. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan një kompani të përbashkët të quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do të ishte kjo kompani që do të zhvillonte Patos-Marinzën. Premier Oil solli specialistët e saj të cilët nisën kërkimet dhe studimet por dhe punën në disa nga puset funksional në Patos-Marinzë. Kjo kompani vijoi punën deri në vitin 2004, pas 10 vitesh punë në këtë zonë, u tërhoq në mënyrë të papritur nga Shqipëria. Por pa kaluar një muaj nga tërheqja,…

Read More

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte arrestuar 33-vjeçaren Donika Curri me akuzën se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës duke u marrë atyre kartat e identitetit, nëpërmjet të cilave ka aplikuar për kredi në shuma nga 300 000 deri në 500…

Read More

Për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Një ditë pas aksionit në zyrat e kompanisë kineze në Fier që çoi në pranga edhe CEO-n Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobe, Prokuroria ka dhënë detajet e hetimit dhe ka zbuluar skemën e mashtrimit. “Bankers Petroleum”, gjatë periudhës 2004–2024 ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 mld lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 mld. Sipas…

Read More

Vrau Klodian Rashën, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për vrasje me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Rekursi që është rrëzuar po ashtu, e kishte depozituar edhe Prokuroria e Apelit e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg, dënimi maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn. Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020,…

Read More

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten se kishte lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa personave me pozicione drejtuese në këtë kompani, që janë sipas prokurorisë të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale gjatë një periudhe 20-vjeçare. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim. Prokuroria tha se të arrestuarit dhe shpallurit…

Read More

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës. Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një aksion të përbashkët me autoritetet italiane kundër pastrimit të parave. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër një organizatë kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për…

Read More

Skandal në klinikën Golden Dental & Aesthetic! Arrestohen administratorët Ervin Zeka dhe Kejdi Myzyri Një operacion policor i koduar “Siguria Dentare” ka zbuluar shkelje të rënda në klinikën dentare “Golden Dental & Aesthetic” në Rrugën e Kavajës, ku janë sekuestruar preparate dhe materiale të skaduara që përdorej për trajtime dentare. Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin e klinikës, Ervin Zeka, 40 vjeç, dhe stomatologun Kejdi Myzyri, 26 vjeç. Të dy akuzohen për përdorimin e preparateve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pacientëve. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 12 punonjës të tjerë të klinikës, për shkelje të ligjit, përfshirë punësim të…

Read More