Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Denoncimi alarmant i emigrantit shqiptar: Shkova në Çamëri dhe përfundova 4 orë në komisariatin e Igumenicës

    Denoncimi alarmant i emigrantit shqiptar: Shkova në Çamëri dhe përfundova 4 orë në komisariatin e Igumenicës

    Aktualitet Nga InfoNews31.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vjet, për pushime, të cilat si çdo vit i kaloj në Shqipëri, shkova për herë të parë në Kllogjer, ku së bashku me djalin tim dhe familjen nderova kujtimin e mijëra çamëve që vdiqën rrugës si pasojë e genocidit grek.

    Teksa sivjet Zoti më bekoj me një djalë të dytë, vendosa që të shkoja në Çamëri, të shkoja për herë të parë në Kuç, një vend nga i cili gjyshi im, 7 vjeç, u përzu përdhunshëm për faktin se ishte shqiptar dhe vdiq me brengën e kodrës së Kuçit që asnjëherë nuk e pa më me sy.

    Reklamë

    Pasi përfundova pushimet në Parga, Prevezë e Paramithi, vendos që rrugës në kthim të ngjis kodrën e të shkoj në Kuç. E dija që fshati quhej tashmë Polineri, mirëpo kur e pash tabelën hyrëse në fshat me atë emër, zemra mu drodh, lëmshi në gryk filloj të gatuhej e sa më afër afrohesha, fjalët bëheshin më të pakta ose nxirreshin me zërin e mbytur nga një dallgë e madhe emocioni.

    Vajta në shtëpitë e vjetra të lagjes, shtëpi të cilat mund të ishin të gjyshit, por edhe nëse jo, ç’rëndësi ka. Preka tokën për të cilën gjyshit tim iu tha loti në sy, ndërkohë që lotët e mij ishin të njomë, sapo kishin rrjedhur. Dera e shtëpisë ishte përpos e shkatërruar, por edhe e hapur, dukej sikur më ftoj brenda. Hyj brenda, e ndjeva ngrohtësinë në shpirt dhe pash vetëm barishte e dyer të shkallmuara që pasojat zerviste mu dukën shumë të freskëta.

    Mu kujtua poezia e të madhit Bilal Xhaferri
    -përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive,
    Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri
    Ne, popull muhaxhir që ecim nëpër shi
    Lamtumirë Çamëri!
    S’po më bënte zemra të ikja. I gëzuar, i lumtur dhe bashkë me fëmijët, bëra një foto me flamurin kombëtar shqiptar. Një foto për të treguar frymën shqiptare të dikurshme në këto anë dhe mesazhin për fëmijët e mij, për të mos e harruar Çamërinë.
    Kurrë nuk ka qenë qëllim që me foton e flamurit kombëtar të ofendoj Greqinë e fëmijërisë time, Greqinë ku u rrita e kalova shumë momente të bukura e aq më tepër gjuhën e të cilës ndonjëherë më duket se e flas më mirë se atë të nënës time, shqipen.
    Qëllimi ka qenë 1 dhe 1 i vetëm, një tragjedi e dikurshme e gjyshit tim 7 vjeç, rikthen në Çamëri fëmijët e mij, njëri 6 muajsh e tjetri 4 vjeç, pak a shumë sa mosha e gjyshit tim.
    Befas, 2 banorë të fshatit më vijnë me një “trimëri” e më bëjnë presion duke më thënë :”Kush je ti që vjen këtu me makinë me targa shqiptare, ngre flamurin shqiptar ? “Do lajmërojnë policinë ”
    Nuk e kuptova, jam rritur në Selanik të Greqisë, kam vazhduar emigrimin në Suedi , kam vizituar çdo vend të Evropës, por nuk po e kuptoja krimin për të cilin akuzohesha.
    Nga një flamur? Unë nuk jam historian, as jurist e politikan, nuk kam aa arsim përkatës e nuk e di është apo nuk është një foto e tillë provokim, por di të them atë që thash në krye të herës, qëllimi kurrsesi nuk është të fyej Greqinë ku kam kaluar aq e aq shumë të bukura.
    I kthej përgjigje në greqisht duke i thënë , kam.aedhur të vizitoj shtëpinë dhe tokën e gjyshit. Grekët, të acaruar që unë e kuptova se cfarë më thanë në gjuhën e tyre, më treguan të pantaksur se ku i kam dokumentet për shtëpinë dhe tokën e pretenduar.
    Kuptova që ishin 2 njerëz të prapambetur në mentalitet, dy njerëz që kishin që kur kishin lindur që jetonin me trauma. Pse jetonin me trauma, pse u zverdhur ashtu në fytyrë? Vërtetë mendojnë se do u marrë atë ngrehinë që ishte në Çamëri ? Jo, nuk e dua, ua kam falur, shtëpinë dhe tokën, por me keqardhje mund tju them se dashurinë për Çamërinë nuk mund t’ua fal dot kurrë.
    Me keqardhje mund t’ju them se detyrimin që kam si prind për fëmijët që rriten, jetojnë e do arsimohen në Suedi, nuk mund t’a fal dot kurrë duke mos ia përcjellë dashurinë për Çamërinë.
    Grekë të DASHUR, jetoni gjatë dhr lërini traumat që kanë 81 vjet që u shkatërrojnë e stresojnë. E kuptoj që brenga e ndërgjegjes nuk iu lë rehat sepse jetonin në pasuri të vjedhura e grabitura, në shtëpi që nuk janë të tuajat dhe në toka ku gjaku është derdhur lumë dhe shpirtrat e të pafajshmëve nuk iu lënë të flini të qetë, por ky nuk është faji e as problemi im.
    Teksa kthehem në Gumencië për të marrë dhromin për në Qafë-Botë, policia e Gumenicës më ndalon duke i rënë makinës me grusht e duke më kërkuar të shkoj në Komisariat, duke më kërkuar flamurin dhe telefonat se çfarë kisha filmuar.
    Në Komisariat policët më akuzonin se isha ÇAM, a thua se të jesh çam është akt kriminal? Policët më thanë të irrituar, me britma se përse kam ardhur në atë fshat, pse pikërisht atje, duke më akuzuar vazhdimisht si çam, por mbi të gjitha me britmat e të cilëve traumatizoj familjen time dhe fëmijët e mij. Ky është një akt i mirëfilltë terrori nga terroristë që mbajnë veshur uniformën e një policie europiane. Fëmijët e mij, bashkëshortja ime, kunati im, ishin shtetas suedez, i vetmi me pasaportë shqiptare isha unë. Ky ishte i vetmi trajtim ç’njerëzor për të cilin bashkëshortja ime u habit e padyshim që u traumatizua në krahasim me ato që ajo është mësuar se si një vend europian funksionon. Nuk e kuptoja çfarë problemi kishte të vizitoje një fshat e të bëje foto me një flamur, diçka që e kam bërë në çdo vend europian ku kam qenë : Stokholm, Stamboll, Selanik, Kosovë, Malmo, Frankfurt, Zagreb, Podgoricë, Athinë etj etj.
    Plot 4 orë në Komisariat, me.policë grekë të.cilët nuk e kuptova se ku e kishin inatin, nga gjuha greke që unë flisja më mirë se ata, nga flamuri kombëtar apo nga përkatësia ime çame. Plot 4 orë me akuza se isha i dërguar i Marin Memës, një emër të cilin për herë të parë e dëgjova në ato mure dhe askund tjetër. Plot 4 orë duke më kërcënuar se do më shpallnin Non grata, gjë për të cilin u thash se ishin të lirë t’a bënin kur të donin.Plot 4 orë duke dëgjuar policin grek teksa më thoshte që :”Je rritur në Greqi, si nuk e dashke Greqinë?” dhe me plotë gojën, por edhe me ndërgjegjen e plotë i thash që Greqinë e dua, dhe realisht e dua shumë, mirëpo Shqipërinë e dua akoma dhe më shumë, ndërsa Çamërinë pafundësisht.
    Plot 4 orë
    duke më thënë se më mirë të kisha vrarë një njeri sepse problemin do e kisha me policinë se sa me këtë që kisha bërë që problemi është shtetëror dhe më i madh. Nuk e kuptoja këtë logjik antihumane, megjithatë përfundoj biseda me policinë greke, ku pas 4 orësh më lanë të lirë, duke marrë mbrapsht edhe flamurin kombëtar që nuk e lash në komisariat.
    Nuk e di se çfarë më shënuan në bllok, por kur u ktheva nga Kakavijë, polici më tha me ironi, duke ditur gjithcka çfarë kishte ndodhur :” Hajdeni se qenkeni lodhur shumë sot”, e duke vazhduar me : “Çfarë ke bërë që ke alarmuar të gjitha doganat”
    I habitur se si një foto kishte alarmuar pikat kufitare të Qafë-Botës, Kakavijës,Kapshticës dhe Komisariatin e Policisë në Gumenicë, mirëpo fotot nuk mi gjetën dot, telefonin e kisha fshehur mirë, flamurin e mora mbrapsht dhe u ndjeva i habitur pasi po pregatitesha që në Komisariat të reagoja nëse do të tregonin mungesë respekti ndaj flamurit shqiptar, mirëpo nuk ndodhi.
    Në fund, u ndjeva i lumtur, aq sa krenar për përkatësinë krahinore dhe sot për mua merr akoma dhe më shumë kuptim një mesazh që e dëgjoj shpesh e që më lejoni t’ua them edhe unë : “MOS E HARRONI ÇAMËRINË”/ Marrë nga Facebook Xhiljano Fejzullah

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026
    Aktualitet

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026
    Aktualitet

    Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut

    11.10.2026
    Aktualitet

    Me tre vrasje në kurriz, ky është Valentin Ftoni që i kap në Nju Jork

    11.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026

    Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut

    11.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.