Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»INVESTIGIMI/ “Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

    INVESTIGIMI/ “Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

    Aktualitet Nga InfoNews03.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    INVESTIGIMI/ Raiffeisen Bank nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi SIGAL dhe zhvati qytetarët

    “Raiffeisen Bank” një nga bankat me të mëdha në Shqipëri rezulton se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për Sigurimin e Jetës, duke sjellë dëme të Interesave të Klientëve.

    Kjo rezulton nga një hetim i Autoriteti i Konkurrencës për mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore. Sikurse shumë qytetarë kredimarrës janë në dijeni, bankat e nivelit të dytë e kanë të detyrueshme sigurinë e jetës në rastin e një kredi hipotekore.

    Reklamë

    InfoNews, gjatë një hulumtimi të kryer në raportin që ka siguruar nga Autoriteti i Konkurrencës, rezulton se sjellja e ndërmarrjes “Banka Raiffeisen SHA” mund të përbëje shkelje te nenit 4 dhe nenit 9 te Ligjit nr. 9121, date 28.07.2003 “Per mbrojtjen e konkurrences”.

    Nga shqyrtimi i dokumentacionit InfoNews mëson se për kreditë konsumatore, komisioni i aplikuar ndaj Sigal Life, si e vetmja shoqëri me të cilën banka Raiffeisen ka lidhur kontratë sigurimi për pagesën e këtij segmenti të kredisë, është 50% e primit të arkëtuar për “paketën e sigurimit standard” dhe 45% e primit të arkëtuar për “paketën e sigurimit ekstra”.

    Duke pasur parasysh që gjatë periudhës hetimore janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi për kredinë konsumatore pranë Sigal Life, si e vetmja shoqëri sigurimi me të cilën banka Raiffeisen ka lidhur kontratë për këtë segment të kredisë, Sigal Life dominon 90% të tregut të sigurimit të jetës për të gjitha llojet e kredisë pranë bankës Raiffeisen.

    Nga të dhënat vihet re se banka Raiffeisen ka arkëtuar të ardhurat më të larta nga komisionet e marra prej Sigal Life.

    Në konkluzion, banka Raiffeisen SHA, për segmentin e kredisë konsumatore, banka ka lidhur kontratë me një kompani të vetme sigurimi që është Sigal Life, pranë së cilës prehet çdo policë e sigurimit të jetës, duke kufizuar zgjedhjet e klientëve dhe për rrjedhojë konkurrencën në këtë treg.

    Sa më sipër, sjellja e ndërmarrjes Banka Raiffeisen SHA në tregun përkatës mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

    Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:

    -nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;

    -vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje./InfoNews.al

    ©Copyright InfoNews.al
    Ky artikull është ekskluziv i InfoNews.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar InfoNews.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.