Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kush po gënjen? Bedinaj: Më kërkoi 5 mln euro! Luan Muça: Nuk kam vendosur gjobë

    Kush po gënjen? Bedinaj: Më kërkoi 5 mln euro! Luan Muça: Nuk kam vendosur gjobë

    Aktualitet Nga InfoNews04.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush po gënjen? Bedinaj: Më kërkoi 5 mln euro! Luan Muça: Nuk kam vendosur gjobë

    VLORË- Detaje të reja dalin në dritë nga përplasja mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinaj, pronar i disa hoteleve në Vlorë, dhe Luan Muçës, pronar i “Delta Group” dhe “Deutsch Color”, ngjarje e ndodhur dje në hotelin e Bedinajt, “Regina Palm Resort”, në Radhimë.

    Përplasja mes dy biznesmenëve çoi në pranga 5 persona, mes tyre biznesmenin e njohur Luan Muça, 3 persona nga grupi i tij dhe një person nga grupi i Bedinajt. Policia e Vlorës ka shpallur gjithashtu në kërkim vëllanë e Muçës, ish-deputetin Bujar Muça, ndërsa roli i tij në ngjarje ende nuk dihet.

    Reklamë

    E gjithë përplasja mes dy biznesmenëve të njohur, Muça dhe Bedinaj, ka nisur rreth orës 11:30 të 3 shtatorit. Pasi Luan Muça ka mbërritur së bashku me grupin e armatosur në “Regina Palm”, në Radhimë të Vlorës, ai është futur brenda ambienteve të resortit, ku ka gjetur Bedinajn të ulur në një tavolinë.

    Palët kanë dhënë deklarime të ndryshme në polici, ndërsa hetimet vijojnë edhe për konflikte të tjera të mundshme mes dy biznesmenëve. Mes pistave që po hetohen nuk përjashtohen edhe konfliktet për prona në zonat bregdetare në jug të vendit.

    Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, biznesmeni Vasil Bedinaj ka pretenduar se pronari i “Delta Group” i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe i ka kërkuar “të zhduket” nga Shqipëria brenda 48 orëve.

    Bedinaj mësohet se ka deklaruar gjithashtu se grupi i armatosur i Luan Muçës nuk ka lejuar punonjësit e tjerë të stafit t’i afrohen, duke i kërcënuar, ndërsa vetë ai pretendon se është qëlluar në kokë.

    “Mendova se do të takoheshim për çështje biznesi, pasi ai merret me hidrosanitare. Ndërkohë që kam qenë vetëm në ‘Regina Palm’, Luani ka ardhur dhe ka thënë: ‘Dua 5 milionë euro dhe ke afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria’. Më pas, m’u afruan shumë persona dhe nuk më linin të çohesha. Punonjës të tjerë të stafit janë mbajtur nën kërcënimin e armës që të mos afroheshin. Disa prej truprojave të tij më qëlluan në kokë”, ka dëshmuar ai.

    Por ndryshe nga Bedinaj, i cili pretendon për gjobëvënie, biznesmeni tjetër i ka mohuar këto akuza. Në deklaratën e parë që ka dhënë në spital, Luan Muça mësohet se ka pretenduar: “Nuk kam vendosur gjobë”.

    Biznesmeni, së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, pronarë të kompanisë së sigurisë “Swat Security”, kanë dëshmuar se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje pronësie. Bedinaj e mohon këtë pretendim.

    Të njëjtin qëndrim mbajti dje edhe mbrojtja e Luan Muçës për mediat. Sipas saj, takimi mes palëve ishte zhvilluar për t’u sqaruar “lidhur me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”.

    Grupi hetimor po verifikon disa pista, përfshirë pretendimin e Bedinajt për gjobëvënie, si edhe ndonjë konflikt të mundshëm pronësie, që është artikuluar edhe në disa media.

    Ka qenë vetë Bedinaj ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Më pas, grupi i armatosur, punonjës sigurie të “Swat Security”, së bashku me Luan Muçën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Në dalje nga resorti, njeriu i Bedinajt ka qëlluar me armën me leje që mbante Bedinaj në drejtim të makinave, duke lënë gjurmë plumbash në të paktën një prej tyre. Bëhet fjalë për një “Range Rover”, i cili u kap në Fier, ndërsa drejtohej nga Blerim Heta, shtetas i Kosovës, i cili u vu në pranga.

    Në këtë makinë janë gjetur edhe njolla gjaku, ndërsa policia dyshon se mund të ketë pasur një person të plagosur me armë.

    Luan Muça fillimisht është larguar nga resorti me një “Audi A8”, i cili më pas u gjet i djegur në Radhimë. Pas kësaj, ai ka ndërruar automjet dhe, së bashku me dy pronarët e “Swat Security”, është larguar me një “Range Rover” të zi luksoz.

    Policia e ka pikasi mjetin në zonën e quajtur Rrethi i Alikokës, por biznesmeni 55-vjeçar Luan Muça, së bashku me dy personat e tjerë, kanë refuzuar urdhrin e policisë për të ndaluar dhe janë larguar.

    Në tentativë për t’u arratisur, automjeti “Range Rover” është përplasur. Si pasojë, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj kanë përfunduar në spital.

    Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, përfshirjen e personave të tjerë dhe motivin e konfliktit mes dy biznesmenëve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026
    Aktualitet

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026
    Aktualitet

    Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut

    11.10.2026
    Aktualitet

    Me tre vrasje në kurriz, ky është Valentin Ftoni që i kap në Nju Jork

    11.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi në Gjirokastër? Atentati me eksploziv, humb jetën Beqir Devolli

    11.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026

    Adriatik Kupi largohet nga drejtimi i Burgjeve, kush janë 9 drejtorët që janë ndërruar gjatë qeverisë Rama

    12.10.2026

    Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

    12.10.2026

    Sani Sanilevich pronar i Jet Bank dhe Interesat izraelite në Shqipëri! Investigimi: Kush është ish-këshilltari i Netanyahut

    11.10.2026

    Me tre vrasje në kurriz, ky është Valentin Ftoni që i kap në Nju Jork

    11.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.