Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Uncategorized»Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si “oligarku” i call center-ave Ermal Peti mori leje për ndërtim komplekse vilash

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si “oligarku” i call center-ave Ermal Peti mori leje për ndërtim komplekse vilash

    Uncategorized Nga InfoNews29.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si “oligarku” i call center-ave Ermal Peti mori leje për ndërtim komplekse vilash

    TIRANË-Me goditjet e fundit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) vërtetoi se pastrimi i parave është një prej veprimtarive kriminale më të përhapura në vend, kryesisht e përqendruar në sektorin e ndërtimit. Megjithatë kur flasim për pastrim parash, nuk bëhet fjalë vetëm për para të ardhura nga trafiku i drogës, por edhe nga veprimtari të tjera të jashtëligjshme, si ai i mashtrimit të shtetasve të huaj me “call center”.

    Reklamë

    Në këtë fushë, mes emrave më të spikatur raportohet të jetë Ermal Peti, ose i njohur ndryshe si “oligarku i call center-ave”. Peti kaloi shpejt nga një person me të ardhura minimale të ligjshme, në një prej investitorëve në ndërtimin e fshatrave turistikë. Përpara se të dalim në këtë pjesë le të rikujtojmë rrugëtimin e Petit deri në futjen  në biznes dhe sektorin e ndërtimit.

    Sipas mediave, Ermal Peti ishte përfshirë më herët në trafikun e drogës duke tentuar të ngrinte një linjë të qëndrueshme me Kolumbinë, gjë që nuk ia arriti. Por një ngarkesë e fundit ‘e nxorri në dritë’ duke i dhënë mundësi që të hynte në fushën e call center-ave.

    Në 2024-ën, kur deklaronte vetëm 5 mijë euro të ardhura në vit, Peti themeloi kompaninë e ndërtimit “Nikea Construction” me një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh të reja të cilat në kushte normale nuk do të mjaftonin as për blerjen e veglave e pajisjeve bazë për një firmë ndërtimi.

    Leja nga qeveria për fshatin turistik në Sauk

    Vetëm disa muaj pas themelimit të firmës, Ermal Peti arrin të marrë leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, me vendim të Këshillit të Ministrave që të mund të ndërtojë  një fshat turistik në zonën e Saukut me vila deri në 3 kate me pishina e mur rrethues.

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si

    Mungesa e ‘filtrimit’ të parave nga institucionet

    Kur bëhet fjalë për të ndërtuar qoftë edhe një avlli, qytetarët e thjeshtë hasin probleme nga më të ndryshme. Madje tek ta funksionon ndërhyrja e institucioneve për të verifikuar shumën e investimit dhe burimin e të ardhurave. Por kur vjen puna tek persona si Peti të cilët nga bilancet me 5 mijë euro të ardhura në vit kthehen në milionerë me pronësi në klube nate, shteti bëhet ‘i çalë’. Në dokumentin e lëshuar nga KKT thuhet se leja e ndërtimit për fshatin turistik është dhënë pas verifikimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pas pagesës së taksës për ndikimin në infrastrukturë. Megjithatë në asnjë moment nuk janë marrë veprime për të verifikuar sesi është ndërtuar kapitali me të cilin u ndërtuan vilat luksoze.

    Hezitimi i autoriteteve dhe zhvendosja e Petit

    Ndërkohë që autoritetet ligjzbatuese nuk e kanë parë të arsyeshme që të reagojnë për bilance të tilla të cilat nuk është nevoja të jesh ‘’llogaritar i shquar” për të kuptuar se diçka nuk shkon, Peti e ka shfrytëzuar këtë hezitim për t’u zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe nga ku drejton në distancë aktivitetin e tij me call centera dhe ndërkohë paratë e fituara nga mashtrimi i shtetasve të huaj i fut në sektorin e ndërtimit në Sauk, por edhe në vila në jug të vendit. Versus.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Kapet i plagosur këngëtari Leumasi, një në pranga, një në kërkim

    26.09.2026
    Uncategorized

    Ndihmuan trafikantin Dritan Rexhepi, Ekuadori kap 8 persona

    23.09.2026
    Uncategorized

    Arresti për drejtuesen e SHISH, reagon SPAK: Ja çfarë kontrolluam

    22.09.2026
    Uncategorized

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026
    Uncategorized

    Kush fshihet pas sulmit ndaj Euronews Albania?

    05.09.2026
    Uncategorized

    Mjeshtri i arratisjeve! Kapet në Spanjë Taulant Toma

    26.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026

    Ilir Gjoni merr drejtimin e SHISH? Pritet firma

    28.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.