Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron
    Aktualitet Nga InfoNews09.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron
    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    Furnizimi me ujë 24 orë në ditë mbetet ende një çështje e hapur në aspektin politik.

    Debati është rikthyer së fundmi edhe në Tiranë, pas deklaratave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka kritikuar gjendjen e furnizimit me ujë në kryeqytet.

    Reklamë

    Sipas Tabakut, Tirana nuk ka furnizim 24 orë në të gjithë territorin dhe se mesatarja e furnizimit është rreth 17 orë në ditë.

    Ajo pretendon gjithashtu se në zona të caktuara uji mund të jetë i disponueshëm për më pak se dy orë në ditë.

    “Sa prej jush e pinë ujin direkt nga rubineti? Shumë pak. Nga rreth një milion banorë të Tiranës, asnjëri nuk furnizohet me ujë 24 orë në ditë. Mesatarja e furnizimit në kryeqytet është 17 orë, ndërkohë që ka zona të Tiranës ku qytetarët nuk shohin ujë në rubinet as për dy orë në ditë”, denoncoi deputetja e PD në rrjetet sociale.

    Tabaku e ka lidhur situatën me premtimet e përsëritura politike për furnizim të pandërprerë, duke argumentuar se qytetarëve ende nuk u ofrohet një shërbim bazë, pavarësisht tarifave që paguajnë.

    Siç ka raportuar më herët edhe Faktoje, në disa zona uji mungon plotësisht dhe si “zgjidhje” mbetet furnizimi me autobote të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

    Ndërkohë referuartë dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Ujit, në Tiranë ka furnizim mesatar prej 17 orësh në ditë, duke treguar se kryeqyteti ende nuk ka arritur furnizimin 24-orësh në të gjithë territorin.

    Por historia e premtimit për ujin 24 orë shkon më tej.

    Deputetja e PD, Jorida Tabaku
    Premtimi i vitit 2021

    Më 18 mars 2021, gjatë prezantimit të programit për ujin dhe energjinë, Edi Rama deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës do të garantohej 100 për qind ujë i pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit.

    Premtimi ishte konkret dhe i matshëm: 61 bashki, zonat urbane, furnizim 24 orë dhe objektiv 100 për qind.

    Në atë kohë, furnizimi 24-orësh paraqitej si një nga objektivat kryesore të mandatit të ardhshëm.

    Por të dhënat e mëvonshme tregojnë se objektivi nuk u realizua në formën dhe brenda afatit të premtuar.

    Raportimet e ERRU-së për vitin 2024 tregojnë se furnizimi 24/7 nuk ishte bërë realitet në të gjithë vendin. Për Tiranën, ndërkohë, furnizimi mesatar mbeti rreth 17 orë në ditë.

    Sipas të dhënave të paraqitura nga Partia Socialiste, numri i zonave urbane me furnizim 24-orësh ishte rritur nga 4 në 43, ndërsa në zonat rurale numri kishte arritur në 98.

    Por rritja e numrit të zonave me furnizim 24 orë është një tregues tjetër nga përmbushja e premtimit për 100 për qind të zonave urbane në 61 bashki.

    2025: një objektiv i ri për 2030

    Me programin “Shqipëria 2030”, çështja e ujit u rikthye në programin politik të Partisë Socialiste.

    Në fjalimin e prezantimit të programit, Rama e formuloi objektivin si 90 për qind mbulim të përgjithshëm të territorit të Republikës me ujë 24 orë, duke argumentuar se pjesa e mbetur përbëhet nga pika shumë të largëta malore.

    Por dokumenti i shkruar i programit jep një formulim tjetër dhe më specifik: objektivi për vitin 2030 është 100 për qind e qyteteve dhe mbi 80 për qind e fshatit me ujë 24 orë.

    “Investojmë për të siguruar furnizim me ujë 24 orë edhe në 16 zona urbane dhe 37 zona rurale, dhe në 2030 mbulojmë 100% të qyteteve dhe 80% të fshatit me ujë 24 orë”, – thuhet në dokumentin e Partisë Socialiste, në faqen 33 të saj.

    Dallimi është i rëndësishëm. Në vitin 2021, premtimi ishte:

    100% e zonave urbane në 61 bashki, brenda mandatit të tretë.

    Në programin e vitit 2025:

    100% e qyteteve dhe mbi 80% e zonave rurale deri në vitin 2030.

    Ndërsa në deklaratën publike të Ramës përdoret shifra 90% e territorit.

    Kështu, formulimi i vitit 2025 nuk duhet interpretuar si një premtim për 100 për qind të territorit të Shqipërisë me ujë 24 orë. Objektivi zyrtar është i diferencuar midis zonave urbane dhe rurale.

    Përfundimi

    Historia e ujit 24 orë është historia e një objektivi që është shtyrë përpara në kohë.

    Në vitin 2021, qytetarëve iu premtua se brenda mandatit të tretë do të arrihej furnizimi 24 orë në zonat urbane të të gjitha 61 bashkive.

    Në vitin 2025, pasi ky objektiv nuk rezulton të jetë përmbushur në atë formë, furnizimi 24-orësh është përsëri pjesë e programit qeverisës, këtë herë me objektivin final: vitin 2030.

    Në Tiranë, ku problemi është më i dukshëm për shkak të numrit të madh të banorëve, shifra e furnizimit mesatar prej rreth 17 orësh, tregon se rruga drejt 24 orëve të pandërprera nuk është përfunduar ende. Për këtë arsye, deklaratën e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, se mesatarja e furnizimit me ujë në kryeqytet është 17 orë në ditë do ta konsiderojmë të vërtetë. /Faktoje.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.