Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

    Aktualitet Nga InfoNews07.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime
    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

    IDENTITEK, kompania shtetërore që prodhon dhe shpërndan dokumentet biometrike në Shqipëri, ka realizuar fitime të konsiderueshme nga një shërbim publik ku qytetarët nuk kanë alternativë tjetër ofruesi.

    Shoqëria u krijua në vitin 2023 dhe është 100% në pronësi të shtetit shqiptar, përmes Ministrisë së Brendshme, pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

    Reklamë

    Sipas bilancit financiar të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të cilit i është referuar Kliknews.al, gjatë vitit 2025 IDENTITEK realizoi rreth 3.5 miliardë lekë të ardhura, ose mbi 37 milionë euro.

    Nga ky aktivitet, fitimi bruto arriti në rreth 2.4 miliardë lekë, duke përfaqësuar një marzh bruto prej rreth 68.2%.

    Pas zbritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera, kompania shtetërore rezulton me një fitim neto prej rreth 1.5 miliardë lekësh, ose afërsisht 16.4 milionë euro.

    Rezultatet financiare bëhen veçanërisht të rëndësishme për shkak të natyrës së aktivitetit të IDENTITEK. Pajisja me pasaportë dhe kartë identiteti është një shërbim i detyrueshëm shtetëror dhe qytetarët nuk mund ta blejnë atë nga një operator tjetër.

    Ndërkohë, çmimet që paguajnë shqiptarët kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht se kostot e kompanisë për prodhimin e dokumenteve janë reduktuar ndjeshëm.

    Sipas bilancit, gjatë vitit 2025 të ardhurat e IDENTITEK ranë me 3.8% krahasuar me një vit më parë, por fitimi neto u rrit me 10.2%.

    Një nga arsyet kryesore është ulja e kostos së mallrave të shitura, ku përfshihen edhe kostot që lidhen me prodhimin e dokumenteve biometrike. Kjo kategori shpenzimesh rezulton rreth 32.2% më e ulët.

    Megjithatë, ulja e kostove nuk është reflektuar në tarifat që paguajnë qytetarët.

    Aktualisht një pasaportë biometrike kushton rreth 80 euro, ndërsa karta e identitetit rreth 17 euro.

    Krahasimi me Kosovën tregon një diferencë të konsiderueshme. Atje pasaporta biometrike kushton 30 euro për të rriturit, 20 euro për fëmijët dhe 15 euro për pensionistët, ndërsa letërnjoftimi kushton 10 euro.

    Në Shqipëri nuk aplikohet një tarifë më e ulët për pasaportën e fëmijëve, duke bërë që një familje me disa anëtarë të përballojë një faturë të konsiderueshme sa herë duhet të rinovojë dokumentet.

    Bilanci i IDENTITEK tregon kështu se tarifat e paguara nga qytetarët po gjenerojnë miliona euro fitim çdo vit për një kompani 100% shtetërore, në një treg ku konsumatori nuk ka mundësi zgjedhjeje.

    Rënia e kostove të prodhimit dhe rritja e fitimit neto ngre në këtë mënyrë edhe çështjen nëse tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit duhet të rishikohen, duke qenë se bëhet fjalë për një shërbim publik monopol të ofruar nga vetë shteti.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.