Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vangjel Tavo, 2.5 mln € për stadiumin e ri, 10 muaj pasi i vjetri u shkatërrua për parkim

    Vangjel Tavo, 2.5 mln € për stadiumin e ri, 10 muaj pasi i vjetri u shkatërrua për parkim

    Vangjel Tavo, 2.5 mln € për stadiumin e ri, 10 muaj pasi i vjetri u shkatërrua për parkim
    Aktualitet Nga InfoNews31.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Vangjel Tavo, 2.5 mln € për stadiumin e ri, 10 muaj pasi i vjetri u shkatërrua për parkim
    Vangjel Tavo, 2.5 mln € për stadiumin e ri, 10 muaj pasi i vjetri u shkatërrua për parkim
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vangjel Tavo, 2.5 mln € për stadiumin e ri, 10 muaj pasi i vjetri u shkatërrua për parkim

     

    10 muaj pasi vendosi të shpenzojë rreth 6 milionë euro për shkatërrimin e stadiumit të Himarës dhe shndërrimin e tij në një parkim publik, Vangjel Tavo ka vendosur të shpenzojë mbi 2.5 milionë euro të tjera për ndërtimin e një stadiumi të ri. Bashkia jugore ka parashikuar të hapë garën për ngritjen e impiantit të ri sportiv në shtator të këtij viti dhe fondi limit është 250 milionë lekë të reja. Duke fryrë ndjeshëm faturën financiare, kryebashkiaku nuk ka shpjeguar se përse stadiumi duhej prishur për parkim e më tej të zhvendosej diku tjetër.

    Reklamë

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    Në tetor të vitit 2025, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Himarës vendosën të shpenzonin rreth 6 milionë euro për shkatërrimin e stadiumit të qytetit dhe shndërrimin e tij në një parkim publik. Ndërkohë, vetëm 10 muaj më pas, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur të shpenzojë mbi 2.5 milionë euro të tjera për ndërtimin e një stadiumi të ri.

    Bashkia jugore ka parashikuar të hapë garën për ngritjen e impiantit të ri sportiv në shtator të këtij viti dhe fondi limit është 250 milionë lekë të reja.

    Pra, në total, deri më tani, vlera e rrokadës së këtyre dy investimeve shkon në rreth 8.5 milionë euro. Ligjërisht, Bashkia është përgjegjëse për menaxhimin lokal dhe ajo presupozohet se i ka idetë më të qarta për mënyrën se si duhet administruar territori. Megjithatë, shpenzimi i dyfishtë për të njëjtin objekt, pra shkatërrimi i stadiumit për parkim dhe ndërtimi i tij në një hapësirë tjetër, ngre pikëpyetje për mënyrën se si shpenzohen të ardhurat publike.

    Varianti më i përshtatshëm dhe me kosto shumë më të ulëta mund të ishte rikonstruksioni i stadiumit aktual dhe ndërtimi i parkimit të nevojshëm, sidomos për sezonin turistik, në një hapësirë tjetër. Por kryebashkiaku Tavo e ka parë ndryshe situatën, natyrisht, duke fryrë ndjeshëm faturën financiare.

    Në daljet e mëparshme publike, Tavo ka deklaruar se Himara ka nevojë për parkim dhe ndaj u vendos shkatërrimi i stadiumit. Më tej, ai ka deklaruar se do të ndërtohet një stadium i ri, në një zonë tjetër larg impiantit sportiv ekzistues, duke thënë se qyteti ka nevojë për terrene sportive.

    Të dyja veprat publike, si parkimi, ashtu edhe stadiumi, janë të nevojshme për jetën e përditshme të qytetit. Ajo që nuk sqaron Vangjel Tavo është fakti se përse stadiumi duhej prishur për parkim e më tej të zhvendosej diku tjetër. Dhe, mbi të gjitha, Tavo nuk sqaron se sa do të ishte kostoja, nëse stadiumi sistemohej aty ku ishte dhe parkimi të ndërtohej diku tjetër.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Aktualitet

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026
    Aktualitet

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026
    Aktualitet

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026
    Aktualitet

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Aktualitet

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    13.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

    14.09.2026

    “Do plasë bomba te shkolla Edit Durhami…”/ Policia e Tiranës kap brenda pak minutash mashtruesin!

    14.09.2026

    Alarm në Baltik për OTP Bank: Aktiviteti në Rusi ngre shqetësime

    13.09.2026

    Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    13.09.2026
    Më të lexuarat

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.20260

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës Durrës…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    Drejtori i UKT-së Luan Tabaku u dhunua në mes të Elbasanit, Policia: S’ka denoncim, e pamë në media

    10.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@info-news.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.