Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Hotele e truall, sekuestrohen në Sarandë 12 mln euro pasuri të Tik Kalemit e Kristi Qiricit

    Hotele e truall, sekuestrohen në Sarandë 12 mln euro pasuri të Tik Kalemit e Kristi Qiricit

    Aktualitet Nga InfoNews08.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.

    Në njoftimin e policisë thuhet se pasuritë e sekuestruara i përkisnin Kristi Qiricit alias Jetmir Hoxha, dhe Adriatik Kalemit.
    KRISTI QIRICI është një prej krerëve të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.

    Reklamë

    43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK i janë sekuestruar sot një hotel 6-katësh dhe një hotel 4-katësh.
    Më 6 mars të këtij viti, GJKKO vendosi në sekuestro preventive 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, të cilat i përkisnin Qiricit dhe 2 të tjerëve. Specifkisht, në pronësit të Kristo Qiricit, SPAK evidentoi dhe sekuestroi 15 pasuri, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.
    Ndërsa ARDIATIK KALEMIT, i cili është në paraburgim për vrasjen e Edmond Papës, i janë sekuestruar:
    Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
    Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
    Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
    Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
    Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
    Më 4 tetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Adriatik (Andrea) Kalemin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e përkrahjen e të kërkuarit Andreë Bode (i arrestuar bashkë me të më 28 Gusht), ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa dy vite më parë (2022).
    Adriatik Kalemi u kap edhe me 45 mijë euro cash, si dhe arsenal armatimi, teksa dyshohej se po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait të tij.
    Më 21 korrik 2024, në ndjekje të “kokës” së Adriatik Kalemi, emri i të cilit përmendet, edhe te vrasja e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça në Belgjikë 13 prill 2001, për pak sekonda hasmit i vranë në një lokal në Memaliaj në mesnatë, babain e tij, Shyqyriun, 74 vjeç.
    Për fat të keq, vrasësit me BMW, lanë të vrarë edhe klientin, Marsel Cela, 47 vjeç, kamarierin ulur në tavolinën e shënjestrës, Gledi Muka, 36 vjeç, të gjithë në lidhje shoqërore me njeri tjetrin. I plagosur mbeti dhe xhaxhai, Artur Kalemi, 57 vjeç, po pinte kafe me vëllain, Shyqyriun. Për këtë ngjarje ende nuk ka autorë.
    Deri 20 vite më parë Adriatik Kalemin, aktualisht 52 vjeç, i cili u ka shpëtuar disa atentateve, njihej Tik Kalemi. Nga një i ri i shkathët, vit pas viti po bënte emër në zonë duke u ekspozuar i ashpër. Kalemi, ka një dosje, që daton në vitin 13 prill 2001, kur bashkë me vëllain e tij, Fatmirin, vrau në Belgjikë, vëllezërit Mevlan dhe Adriatik Çaça. Ai u arrestua nga RENEA, pasi ishte në kërkim për vrasje nga autoritetet belge.

    Njoftimi i policisë:

    Identifikohen dhe vihen në sekuestro pasuritë me vlerë 12 milionë euro që i përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.

    Pasuritë e sekuestruara janë në emër të shtetasve Kristi Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi.

    Policia e Vlorës njofton se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

    Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

    Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

    Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

    Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

    Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².

    Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².

    Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².

    Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

    Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

    Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.