Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina...
    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina...
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës së krimit, të cilët u përfshinë në dosjen “Revanshi”, lidhur me një sërë ngjarjesh kriminale të zbardhura gjatë vitit 2020.

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Reklamë

    Në qendër të vendimit është Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”, ndaj të cilit GJKKO vendosi 10 vite e 8 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. SPAK kishte kërkuar 14 vite burg.

    Bami u shpall fajtor për tentativën për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, si edhe për kultivim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzën e tentativës për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit, për të cilën ishte akuzuar nga SPAK.

    Nga ana tjetër, Jozi Kraja dhe Aldo, nipi i Astrit Avdylajt, të akuzuar se kishin siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Durim Bamit, u dënuan me nga 4 vite e 8 muaj burg secili. Për ta, SPAK kishte kërkuar nga 6 vite e 8 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. Të dy u shpallën fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Oltion Zefi u dënua me 10 vite burg, ndërsa akuza e SPAK ishte për 13 vite e 4 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal.

    Për Edson Jozwikun, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, GJKKO vendosi 8 vite burg. SPAK kishte kërkuar 10 vite pas gjykimit të shkurtuar. Jozwik u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

    Ish-polici Henerigert Mitri u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. SPAK kishte kërkuar 6 vite burg. Mitri u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

    Ndërkohë, ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, nga 9 vite që kishte kërkuar SPAK. Ai u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve. Për akuzën e mbajtjes së municioneve luftarake, çështja u pushua.

    Hetimet e dosjes “Revanshi” kanë zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale të lidhura me shtatë grupe kriminale, me veprimtari në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Lezhën, Durrësin, Krujën, Tiranën, Vlorën dhe Burrelin.

    Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
    Aldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli) 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burg
    Oltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burg
    Edson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite burg
    Henerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burg
    Durim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burg
    Altin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026
    Aktualitet

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026
    Aktualitet

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Aktualitet

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026
    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.