Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje
    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Historia e Alket Rizait, shqiptarit të dënuar për vrasje dhe një prej të burgosurve më të njohur për arratisjet e bujshme në Greqi, është rikthyer në fokusin e mediave greke. Shkak janë bërë lejet e shumta të daljes nga burgu që ai ka marrë gjatë viteve të fundit. Sipas raportimeve të mediave greke, vetëm nga viti 2021 Rizai ka përfituar 16 leje, pavarësisht precedentëve të tij dhe dy arratisjeve spektakolare me helikopter nga burgu i Korydallos.

    Numri i lejeve ka hapur debat në Greqi lidhur me mënyrën se si funksionon procedura për dhënien e tyre dhe kriteret që merren parasysh për të burgosurit me histori të rëndë kriminale. Në sistemin penitenciar grek, kërkesa për leje shqyrtohet nga këshilli kompetent i burgut.

    Reklamë

    Lexo edhe: Alketa Rizai në beach bar-in ku ndodhi përleshja e përgjakshme

    Në vlerësim merren parasysh sjellja e të dënuarit, qëndrimi i tij gjatë vuajtjes së dënimit dhe mënyra se si ka respektuar kushtet e lejeve të mëparshme. Vendimi merret më pas në përputhje me procedurat ligjore përkatëse, ku rol ka edhe prokurori. Rasti i Rizait është bërë sërish aktual pas një incidenti të raportuar gjatë lejes së tij të fundit. Sipas mediave greke, shqiptari dyshohet se u përfshi në një episod me armë jashtë një lokali në zonën e Saronidës. Pas ngjarjes, autoritetet greke kanë nisur kërkimet për të përcaktuar vendndodhjen e tij.

    Dy arratisje që tronditën burgjet greke

    Emri i Alket Rizait u bë i njohur gjerësisht në Greqi pas dy arratisjeve nga burgu i Korydallos, të dyja të realizuara me helikopter. Arratisja e parë ndodhi më 4 qershor 2006. Rizai doli nga burgu së bashku me Vasilis Paleokostas, një prej personave më të kërkuar në Greqi në atë periudhë. Mënyra e arratisjes shkaktoi reagime të forta dhe ngriti pikëpyetje të mëdha për masat e sigurisë në burgun e Korydallos.

    Tre vjet më vonë, më 22 shkurt 2009, historia u përsërit. Rizai dhe Paleokostas u larguan sërish me helikopter nga i njëjti burg, duke e vënë edhe një herë sistemin penitenciar grek në qendër të kritikave. Rizai u arrestua më vonë në zonën e Grammatiko, së bashku me një bashkëpunëtor. Pavarësisht historisë së tij, fakti që ai ka marrë një numër të konsiderueshëm lejesh vitet e fundit ka rikthyer debatin në Greqi mbi kriteret dhe kontrollet që zbatohen për dhënien e daljeve të përkohshme nga burgu. Ndërkohë, pas incidentit të fundit të raportuar në Saronidë, autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026
    Aktualitet

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026
    Aktualitet

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Aktualitet

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026
    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.