Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë

    17.09.2026

    Prokuroria e Fierit: Ertis Shehu, Kastriot Hasko, Bardh Kapaj… “shushunjat” e tokës në Kadastër

    17.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Dokumentet u falsifikuan! Analizat zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve të Kurum

    Dokumentet u falsifikuan! Analizat zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve të Kurum

    Aktualitet Nga InfoNews03.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dokumentet u falsifikuan! Analizat zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve të Kurum

    Në kushtet e dyshime mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua nga Prokuroria e Durrësit kryerja a analizave.

    Reklamë

    Në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje, 1 nga shoqëria Kurum International, 2 nga shoqëria Sokolaj sh.p.k, 1 nga shoqëria Alliance sh.p.k, sqarohet në dosjen

    .Mallrat ishin regjistruar me përshkrimin “Oksid Hekuri” ndërsa si ndërmjetës për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Azisë ishte kompania GS Minerald D.o.o me bazë në Kroaci dhe me administrator Gjoni Sokolaj. Kjo kompani ishte produkt i shoqërisë Sokolaj Sh.p.k me drejtoreshë Gjovana Sokolaj.

    Nga analizat e kryera në Itali në loboratorin “Advanced Analytical Services”, ka rezultuar se mostrat kishin përmbajtje të lartë hekuri, zinku, bakri, plumbi, squfuri e të tjera. Mostrat e marra nga kontejnerët kanë rezultuar të njëjtat që janë marrë tek shoqëria Kurum.

    Pjesë nga dosja hetimore:Në deklaratat “oksid zinku”, është korrigjuar nga korum është bërë oksid hekurit duke ju referuar konkluzioneve të aktit të ekspertimit kimik-mjedisor, në fakt materiali që Kurum ka shitur tek shoqëria Sokolaj nuk rezulton as oksid hekuri dhe as oksid zinku, ashtu sikurse subjektete janë përpjekur nëpërmjet fletëve të analizave që kanë paraqitur, por një përbërje kimike karakterizuar nga përmbajtje të larta të zinkut (Zn) dhe hekurit (Fe), me prani të plumbit (Pb) dhe bakrit (Cu) në nivele tipike për pluhurin e furrës elektrike të çelikut (EAF dust), e cila mbi bazën e origjinës teknologjike të mbetjes dhe identifikimit të vetive të rrezikut sipas Annex III te Direktivës 2008/98/EC, me shumë gjasa kodi 10 02 07* përfaqëson klasifikimin e saktë teknikisht dhe ligjërisht të materialit të analizuar.Nga analizimi i akteve të administruara në funksion të këtij procedimi penal dhe rezultateve të ekspertimit, rezulton se subjektet Sokolaj sh.p.k. dhe Kurum International sh.a., në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve të rrezikshme, të cilat kualifikohen sipas kodit 10 02 07*, kanë kryer një sërë veprimesh për fshehjen e llojit të vërtetë të mbetjes, me qëllim eksportimin jashtë Shqipërisë, duke ju shmangur të gjitha detyrimeve ligjore të parashikuara në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Shoqëria Kurum dhe Sokolaj kanë fshehur në mënyrë të vazhdueshme natyrën e vërtetë të llojit të mbetjes së rrezikshme, duke e përpjekur ta paraqesin herë si oksid hekuri dhe herë si oksid zinku.Shoqëria Kurum ka lëshuar për Sokolaj sh.p.k, fatura me përshkrim artikulli “Oksid hekuri” dhe “oksid zinku”. Kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid hekuri ndërsa është tentuar fshehja e faturës me përshkrim malli ‘oksid zinku’.Pjesë nga dosja hetimore:Në bazë të kontratës datë 01.08.2023 të sipërcituar, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturat tatimore: Nr.19107/2023 datë 16.11.2023, me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”, në sasinë 852.740 kg;• Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me përshkrim artikulli “Oksid zinku (në thasë) 2000f”, me blerës “Sokolaj” sh.p.k.; Nr.88/2023 Korigjuese me përshkrim artikulli “Oksid Hekuri”.Siç vihet re, pavarësisht se kontrata është lidhur për llojin e artikullit Oksid Hekuri, Kurum ka lëshuar për Sokolaj faturën tatimore Nr.88/2023 datë 03.10.2023, për artikullin “Oksid zinku (në thase) 2000.Shoqëritë Kurum dhe Sokolaj, janë përpjekur të fshehin ekzistencën e faturës Nr.88/2023 datë 03.10.2023, me artikullin “Oksid zinku (në thasë) 2000ť”, jo vetëm me deklarime, por edhe me veprime kokrete, duke paraqitur në vend të saj faturën nr.88/2023 KORIGJUESE, në të cilën artikulli është “Oksid Hekuri”.Duke ju referuar edhe deklarimeve të shtetasve Gjovana dhe Gjoni Sokal ata mohojnë të kenë blerë dhe eksportuar oksid zinku nga Kurum, por oksid hekuri.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë

    17.09.2026
    Aktualitet

    Prokuroria e Fierit: Ertis Shehu, Kastriot Hasko, Bardh Kapaj… “shushunjat” e tokës në Kadastër

    17.09.2026
    Aktualitet

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026
    Aktualitet

    Banka JET/ Paratë e Forex? Si u trash kapitali nga 3 mln lekë në 26 milionë €! Ndryshoi emrin dhe manovra mes bosëve izraelit Louis Grant Silver e Idan Avishai

    16.09.2026
    Aktualitet

    Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi! Zhduku verën miliona euro

    16.09.2026
    Aktualitet

    Vendimi i TURPIT ndaj UÇK, mblidhen firma nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    16.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë

    17.09.2026

    Prokuroria e Fierit: Ertis Shehu, Kastriot Hasko, Bardh Kapaj… “shushunjat” e tokës në Kadastër

    17.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Banka JET/ Paratë e Forex? Si u trash kapitali nga 3 mln lekë në 26 milionë €! Ndryshoi emrin dhe manovra mes bosëve izraelit Louis Grant Silver e Idan Avishai

    16.09.2026

    Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi! Zhduku verën miliona euro

    16.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.