Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Operacionet u rrjedhin nga brenda, Policia bën gati 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

    Operacionet u rrjedhin nga brenda, Policia bën gati 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

    Aktualitet Nga InfoNews19.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Operacionet u rrjedhin nga brenda, Policia bën gati 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

    Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një fond prej rreth 1 milion euro (me TVSH) për shërbimin e rrjetit Datacom, një nga infrastrukturat kryesore të komunikimit të brendshëm dhe transmetimit të të dhënave të strukturave policore.

    Reklamë

    Procedura e prokurimit është shpallur si tender me klasifikim “Sekret” dhe, sipas dokumentacionit, do të zhvillohet në një formë të ndryshme nga procedurat klasike të prokurimit publik.

    Në fazën e parë, që lidhet me para-kualifikimin, autoriteti kontraktor do të përzgjedhë kandidatët që plotësojnë kriteret teknike dhe profesionale përpara dërgimit të ftesës për ofertë. Ky proces nuk lidhet me vlerësimin e çmimit, por fokusohet te përvoja dhe aftësia e operatorëve për të realizuar kontratën, me synimin për të minimizuar rrezikun e moszbatimit të projektit.

    Sipas kushteve të përcaktuara, autoriteti kontraktor pritet të ftojë jo më pak se tre kandidatë për të garantuar konkurrencën, përveç rasteve kur numri i interesuarve është më i ulët.

    Një nga kriteret kryesore është pajisja e operatorëve me Certifikatë të Sigurimit Industrial (CSI) në nivel jo më të ulët se “Sekret”, e vlefshme në momentin e prokurimit.

    Pas përfundimit të para-kualifikimit, faza e dytë parashikon dërgimin e ftesës për ofertë për kandidatët e përzgjedhur, të cilët do të paraqesin ofertat sipas specifikimeve teknike dhe kritereve të përcaktuara në dokumentet e tenderit.

    Rrjeti Datacom është infrastruktura e komunikimit të Policisë së Shtetit që lidh drejtoritë, komisariatet dhe sistemet operative në një platformë të sigurt për shkëmbimin në kohë reale të informacionit.

    Ai mundëson aksesin në databaza policore, funksionimin e sistemeve të kontrollit kufitar dhe koordinimin e operacioneve, duke përbërë një nga elementët kyç të funksionimit digjital të institucionit. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.