Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

    Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

    Aktualitet Nga InfoNews19.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sekuestrohen 10 mijë produkte të kompanisë pas fushatave të marketingut mashtrues

    Policia e Tiranës njoftoi të enjten sekuestrimin e mbi 10 mijë suplementeve ushqimore dhe bimore, që dyshohet se i përkasin “Monetize Ad d.o.o. Sarajevo Limited Charm”, një kompani e akuzuar se përdorte skema të marketingut mashtrues për të shitur produkte kontraverse mjekësore. Policia po ashtu njoftoi shpalljen në kërkim të Jasmin Trebo, 53 vjeç, një person nga Bosnjë-Hercegovina që shërben si administratori i kompanisë në Shqipëri.

    Reklamë

    “Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan aty mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë së Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Tiranës.

    Policia bëri me dije se gjatë operacionit që u kodua “Audienca” u përdorën metoda speciale hetimi nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. “Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi nga Bosnja dhe Hercegovina, J. T., 53 vjeç, si dhe u proceduan penalisht punonjësit që ishin në ambientet e subjektit, shtetasit J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia tha se ndaj personave të ndaluar dhe administratorit ishin ngritur akuza për “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

    Një muaj më parë, një investigim i BIRN gjeti, përmes përdorimit të metodave kërkimore të hapura (OSINT), se kompania reklamonte në rrjetet sociale dhe internet një duzinë suplementesh “çudibërëse” – për shëndetin, potencën seksuale apo humbjen e peshës së tepërt. Investigimi gjeti se për ta bërë të besueshme reklamën, ajo përdorte intervista të trilluara me mjekë të njohur në vend. Kompania përdor të njëjtën skemë edhe në Kosovë dhe vende të tjera të rajonit.

    BIRN po ashtu gjeti se ndaj personave të lidhur me kompaninë kishte kallëzime të mëparshme në Bosnjë dhe Hercegovinë për vepra penale të mashtrimit, keqinformimit të konsumatorëve dhe përdorimit të paautorizuar të të dhënave personale. Në Shqipëri prokuroria bëri me dije se kishte regjistruar një kallëzim penal në vitin 2025.

    Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se kjo kompani ka regjistruar degën në Shqipëri në qershor të vitit 2020, si subjekt me emrin: “Monetize Ad d.o.o. Sarajevo Limited Charm”. Fusha e veprimtarisë së saj përshkruhet si: “shërbime në marketingun e internetit dhe shpërndarjen e produkteve sipas modelit COD (cash on delivery)”.

    Referuar të dhënave nga QKB-ja, përfaqësuesi i huaj ligjor i kësaj kompanie deri në qershor 2025 ishte Ajdin Brković dhe pas tij u emërua i shpalluri në kërkim Jasmin Trebo, të dy qytetarë boshnjakë. Të dhënat publike tregojnë se kompania kishte korrur sukses në vitet e fundit. Në vitin 2024, të ardhurat e saj ishin 140 milionë lekë, me një fitim prej 37 milionë lekësh.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.