Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Kryesore»Ankthi kaplon garuesit për Drejtor Policie, SPAK hyn në lojë

    Ankthi kaplon garuesit për Drejtor Policie, SPAK hyn në lojë

    Kryesore Nga InfoNews12.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ankthi kaplon garuesit për Drejtor Policie, SPAK hyn në lojë

    Gara për karrigen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të lënë bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, do të jetë mes 16 drejtuesve me eksperiencë të gjatë brenda bluve, mes të cilave edhe 2 gra, të cilët aspirojnë të drejtojnë një prej strukturave më komplekse të sigurisë në vend.

    Reklamë

    Thirrja e hapur për 7 ditë me radhë, shfaqi interes në emra aktual drejtuesish në qarqe dhe pjesa tjetër që aktualisht shërbejnë ne Akademinë e Sigurisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, mbi supe me poste të rëndësishme, nga drejtues i Policisë së Tiranës, deri te Policia Kriminale, Tonin Vocaj shfaq ambicien për të zëvendësuar Ilir Prodën. Skënder Hita, së fundmi në krye të Policisë së Fierit, një ndër emrat me të spikatur të policisë në vitet e fundit, përfshirë edhe drejtimin e qarqeve Shkodër, Durrës apo Dibër bëhet për herë të dytë pjesë e garës. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e disa departamenteve në Policinë e Shtetit shfaqën interes për gradën madhore, mes të cilëve drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi dhe ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

    Nga drejtimi aktual nëpër qarqe pjesë e garës janë edhe drejtorët e policisë së Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, përkatësisht Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi, të tre me karrierë të konsoliduar brenda bluve. Nga kufiri interes për kryepolicin shfaq edhe Arjanit Arapi. Prej disa vitesh shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, por me poste të rëndësishme në polici, aspirojnë drejtimin e policisë. Bëhet flajë për ish-drejtorët e Tiranës dhe jo vetëm, Rebani Jaupi dhe Lorenc Panganika, përfshirë edhe kandidaturat e Alfred Çepes, Idejet Faskajt dhe Gentjan Shehajt. Të vetmet gra, Suela Sulkaj dhe Ejona Gurbardhi, të cilat nuk janë pjesë e Policisë së Shtetit, janë në garën përballë 14 burrave dhe kërkojnë karrigen e kryepolicit.

    Për të gjithë garuesit pritet të shprehet edhe Prokuroria e Posaçme, pasi Komisioni do të kërkojë informacion për besueshmërinë e tyre dhe nëse janë apo jo aktualisht subjekte të SPAK për llogari të hetimeve të hapura.

    Pas publikimit zyrtar të kandidaturave, një komision prej 3 personash, përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, do të vlerësojnë në një afat prej 10 ditësh pune të gjitha dosjet e kandidatëve. Pas kësaj, në një ditë të vetme, të gjithë kandidatët do të intervistohen dhe pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim. Jo domosdoshmërish i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.

    Lista e plotë
    Afrim Tafa
    Alfred Çepe
    Arjanit Arapi
    Ejona Gurbardhi
    Elidon Çela
    Gentian Berberi
    Gentjan Shehaj
    Idajet Faskaj
    Lorenc Panganika
    Neritan Nallbati
    Pëllumb Seferi
    Rebani Jaupi
    Saimir Boshnjaku
    Skënder Hita
    Suela Sulkaj
    Tonin Vocaj

    Më i riu ndër ta është drejtori i qarkut Vlorë, z. Elidon Çela, ndërsa më i vjetri është ish-Kreu i Policisë Tiranë, z. Tonin Vocaj.

    Ligji në Republikën e Shqipërisë për pensionin e burrave në vitin 2026, që është edhe viti i garës dhe kandidimeve, njeh moshën 65 vjeç.

    Edhe pse zyrtarisht të gjithë kandidatët janë të kualifikuar në fazën e parë, ndër emrat më të kuotuar për të marrë postin janë z. Hitaj, z. Çela dhe z. Nallbati.

    EmriViti i lindjesMosha (2026)Vite deri në pension (me moshë 65 vjeç)
    Pëllumb Seferi197154 vjeç~11 vite
    Elidon Çela198144 vjeç~21 vite
    Alfred Çepe197550 vjeç~15 vite
    Rebani Jaupi196857 vjeç~8 vite
    Saimir Boshnjaku197055 vjeç~10 vite
    Lorenc Panganika197253 vjeç~12 vite
    Afrim Tafa197649 vjeç~16 vite
    Neritan Nallbati196956 vjeç~9 vite
    Idajet Faskaj196956 vjeç~9 vite
    Gentian Berberi197649 vjeç~16 vite
    Tonin Vocaj196363 vjeç~2 vite
    Skënder Hitaj198045 vjeç~20 vite
    Arjanit Arapi197748 vjeç~17 vite
    Gentjan Shehaj197649 vjeç~16 vite

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.