Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Vartësi i Amant Josifit? Kush është Florian Sula bosi i Call Center që u mor peng, nami me mashtrime

    Vartësi i Amant Josifit? Kush është Florian Sula bosi i Call Center që u mor peng, nami me mashtrime

    Aktualitet Nga InfoNews13.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vartësi i Amant Josifit? Kush është Florian Sula bosi i Call Center që u mor peng, nami me mashtrime

    I ashtuquajturi biznesmen ndërtimi, të cilin e morën peng në zemër të Tiranës më 31 mars, dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza, 28 dhe 25 vjeç, dhe djali i xhaxhait, Hysen Neza, 33 vjeç, me qëllim për t’i marrë 2 milionë euro, në fakt është bosi i call centrave Florian Sula, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim.

    Reklamë

     

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    Pengmarrja e Florian Sulës është një akt kriminal, me sa duket i kryer nga një grup kriminal, por nga ana tjetër, edhe Florian Sula u ka zhvatur miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimit të shumëfishet me pasoja të rënda. Krahas arrestimit të pengmarrësve, policia duhet të nisë një hetim edhe për Florian Sulën, si u bë biznesmen pa mbushur 30 vjeç, çfarë biznesh ka dhe në emër të kujt i ka, cili është burimi, me çfarë aktiviteti është marrë etj.

    Kush është Florian Sula?

    Një nga anëtarët e bandës së padukshme të Amant Josifit dhe Flladi Malajt është pikërisht Florian Sula nga Divjaka e Lushnjes, ende aktiv me celulat call center, por i angazhuar në pastrimin e parave me ndërtime në bregdet. Për shkak të aftësive të tij menaxheriale dhe njohurive në kompjuterike, Florian Sula u kthye në një nga personazhet e nëndheshëm kyç të zhvatjes së miliona euro qytetarëve evropianë përmes mashtrimi të investimit të rremë në bursa.
    Edhe pse figuron pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme, Florian Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet, ndërsa i ka shpëtuar deri më sot të gjitha hetimeve të SPAK për grupet kriminale në fushën e mashtrimit. Mjeshhtri i Forex Florian Sula, derivat i Josifit, vitet e fundit, me paratë e siguruara përmes mashtrimit me pasoja të rënda, ka blerë prona me vlerë qindra mijëra euro nga Borshi deri në Himarë.
    Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista. Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar.
    Ndryshe nga shumë bosë call centrash që kanë hequr dorë nga skemat e mashtrimit dhe po pastrojnë qetësisht paratë pista në ndërtim, Florian Sula vijon të jetë aktiv në aktivitetin kriminal të mashtrimit me investimet e rreme në bursa, duke pastruar në të njëjtën kohë paratë që janë produkt i aktivitetit kriminal, në bashkëpunim dhe kamuflim me disa biznesmenë të njohur./Marrë me shkurtime nga Prapaskena

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.