Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Qytetarja denoncon: Si u mashtrova nga Auto Europa

    Qytetarja denoncon: Si u mashtrova nga Auto Europa

    Aktualitet Nga InfoNews07.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Firma Auto Europa, me qendër në Xhafzotaj të Durrësit, po përballet me akuza të forta nga klientë që janë mashtruar me automjete të pajisura me sisteme jo origjinale, të prezantuara si pjesë fabrike.
    Një denoncim i mbërritur pranë JOQ hedh dyshime serioze mbi mënyrën sesi kompania e drejtuar nga Indrit Bardho modifikon automjetet para shitjes, duke montuar pajisje të ndryshme jashtë standardeve të prodhuesit dhe duke i reklamuar si aksesorë origjinalë të markës.

    Rasti konkret lidhet me një automjet tip Volkswagen ID.6, i blerë në qershor të vitit 2023 për rreth 41 mijë euro. Sipas pretendimeve të blerësit, makina u shit si e pajisur me sistem “kamera 360 gradë” origjinal fabrike, por pas një periudhe përdorimi filluan problemet serioze teknike.

    Reklamë

    Edhe pse automjeti kishte vetëm 30 mijë kilometra dhe ndodhej ende brenda garancisë, ai shfaqi defekte të rënda në sistemin elektrik dhe në pajisjen multimediale. Verifikimet paraprake të ekspertëve ngritën dyshime se sistemi i kamerave nuk ishte montuar në fabrikë, por ishte instaluar më pas në servis, brenda ambienteve të kompanisë.
    Sipas ekspertëve, ndërhyrje të tilla mund të dëmtojnë funksionimin elektronik të automjetit dhe të cenojnë sigurinë e tij në qarkullim. Pikërisht ky modifikim dyshohet të ketë shkaktuar problemet teknike që u shfaqën në mjet.

    Por polemikat nuk ndalen vetëm te pajisjet. Sipas denoncimit, kompania refuzon të mbajë përgjegjësi për defektet, duke iu referuar një klauzole kontraktuale që detyron klientët të kryejnë servis vetëm pranë serviseve të saj, në të kundërt humbasin garancinë.

    Megjithëse automjeti vazhdon të jetë brenda afatit 5-vjeçar të garancisë dhe limitit prej 100 mijë kilometrash, pronari i kompanisë, sipas pretendimeve të denoncuesit, nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin teknik që provon origjinën e sistemit të kamerave.

    Ndërkohë, kompania justifikohet me faktin se operon me modele të importuara nga tregu kinez, por kjo nuk ka shuar pikëpyetjet mbi standardet e pajisjeve të montuara dhe transparencën ndaj klientëve.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.