Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    Aktualitet Nga InfoNews24.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    Hetimet e nisura nga SPAK duket se nuk mjaftojnë si pengesë që kompanitë e individëve nën hetim apo personave të lidhur me ta të vazhdojnë të përfitojnë fonde publike. Së fundmi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, institucion nën varësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka finalizuar një procedurë prokurimi ku fituese është shpallur një kompani e lidhur me Ermal Beqirin, biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

    Reklamë

    Procedura e prokurimit kishte si objekt “Mirëmbajtjen dhe vlerësimin e cenueshmërisë (vulnerabiliteteve), si dhe të ekspozimit kundrejt risqeve kibernetike për të dhënat e sistemeve IT”, me një fond limit prej 694 milionë lekësh ose rreth 723 mijë eurosh. Qëllimi i këtij tenderi të shpallur nga OSHEE ishte kontraktimi i një operatori ekonomik, i cili për një periudhë 12-mujore do të merrte në ngarkim monitorimin e dobësive në sistemet kompjuterike dhe vlerësimin e rreziqeve që kanosin të dhënat shtetërore nga sulmet kibernetike.

    Ok 1.PNG

    Zhvillimi i kësaj gare ka ngritur dyshime të forta mbi ligjshmërinë dhe konkurrencën e ndershme, për shkak të skemës së përdorur nga operatorët pjesëmarrës. Në procedurë u regjistruan katër kompani, por dy prej tyre nuk paraqitën asnjë ofertë ekonomike, duke krijuar indicie se përfshirja e tyre u bë thjesht formalisht për të plotësuar numrin minimal të parashikuar ligjor të pjesëmarrësve. Mes kompanive që hynë në garë pa paraqitur ofertë financiare ishte pikërisht “Soft & Solution”, e zotëruar nga biznesmeni Ermal Beqiri.

    222222.PNG

    Në përfundim të procesit, OSHEE shpalli fituese kompaninë “Communication Progress”, e cila është në pronësi të Gentian Likajt, i identifikuar nga hetuesit si bashkëjetuesi i motrës së Ermal Beqirit. Oferta me të cilën kjo kompani u shpall fituese kapte vlerën e rreth 92% të fondit limit.

    Sipas dosjes hetimore të SPAK, Gentian Likaj është një emër i njohur për drejtësinë dhe dyshohet se ka shërbyer si një person i besuar për të vijuar skemën e përfitimit të fondeve publike, në momentin kur kompanitë kryesore të Beqirit ranë nën dritën e kuqe të autoriteteve. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania “Communication Progress” ka përfituar mbi 21 milionë euro përmes procedurave që dyshohet se kanë pasur kritere të paracaktuara.

    Për shkak të këtyre transaksioneve të dyshimta dhe lidhjeve të afërta me të përfshirët në mega-skandalin e AKSHI-t, Likaj është përfshirë zyrtarisht në fashikujt e hetimit dhe është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm nën akuzat për korrupsion dhe manipulim të prokurimeve publike.

    Megjithatë, statusi i tij si person nën hetim penal, nuk e ka ndaluar OSHEE-n në varësi të ministrit Enea Karakaçi që t’i besojë kompanisë në fjalë sigurinë kibernetike të institucionit dhe një kontratë të re prej 723 mijë eurosh.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.