Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Sherri mes Brian Syzo dhe Nikola Agollit! Si ndodhi plagosja në Pogradec

    Sherri mes Brian Syzo dhe Nikola Agollit! Si ndodhi plagosja në Pogradec

    Aktualitet Nga InfoNews29.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sherri mes Brian Syzo dhe Nikola Agollit! Si ndodhi plagosja në Pogradec

    Plagosje me armë në Pogradec, 35-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë; dyshohet për hakmarrje

    Reklamë

    Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit.

    Sipas burimeve paraprake, Nikola Agolli dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në këmbë Brian Syzon, i cili u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se plumbi i ka dëmtuar një prej venave kryesore të këmbës, ndërsa ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja dyshohet të ketë motive hakmarrjeje. Sipas të njëjtave burime, vëllai i të plagosurit, Adni Syzo, kishte plagosur Nikola Agollin në një berberhane në tetor të vitit të kaluar.

    Policia ka shoqëruar një person që dyshohet se ka qenë në shoqërinë e autorit në momentin e ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e Nikola Agollit dhe personave të tjerë që dyshohet se e ndihmuan të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Sipas hetuesve, autorët kanë braktisur automjetin në zonën e Qafë-Thanës dhe më pas janë larguar me një furgon.

    Nga verifikimet rezulton se Brian Syzo ishte ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit të kaluar, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Deri më tani nuk është bërë e qartë se në çfarë rrethanash ai kishte rifituar lirinë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.